Ka dalë ekspertiza pëer aksidentin që un mori jetën tre të rinjve pak ditë më parë në Varibop të Fierit. Ashtu siç u tha edhe ditën e ngjarjes shkak ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën mjeti po udhëtonte në rrugë.
Ekspertët kanë thënë se referuar dinamikës së ngjarjes dhe këqyrjes së automjetit të vendit ku ndodhi ngjarja, ka rezultuar se drejtuesi i mjetit ka qenë duke ecur me shpejtësi 150 km/orë.
Kjo shpejtësi nuk i ka dhënë mundësi të kontrollojë drejtimin duke u zhvendosur disa metra larg nga rruga kryesore. Ngjarja e rëndë u shënua tri ditë më parë në aksin rrugor Levan-Tepelenë pranë fshatit Varibop.
Kujtojmë se në aksident humbën jetën dy kushërinjtë e familjes Murataj, dhe një shtesase franceze me të cilën Finsik Murataj bashkëjetonte. Ata ishin duke u kthyer nga një dasmë në Fier në drejtim të Greqisë.