I ftuar në ‘Fax News’ kreu i FRPD-së Belind Këlliçi ka treguar se qëllimi i protestës në Surrel tejk shtëpia e kryeministrit, ku simbolikisht u vu dhe njëtra, ishte për tu treguar shqiptarëve realitetin ndryshe nga fasada që ofron kryeministri.
Ai tha se kuksianët edhe pse protetuan për një të drejtë të tyren u arrestuan gjatë natës, ndërsa kryeministri jeton në një vilë 1 milionë euroshe.
Në lidhje me lajmin e shoqërimit të tij dhe deputetes Foida Kërpaçi që policia e përgënjeshtëroi, Këlliçi tha se policia u soll sikur ai dhe deputetja Kërpaçi të ishin kriminelë.
Ai tha se Floida Kërpaçi është shoqëruar dhe future në makinën e policisë, ndërsa vetë atij i është thënë që ta ndiqte pas makinën ku ishte deputetja Kërpaçi. Sipas kreut të FRPD-së në gjysë të rrugës policia e urdhëruar nga ministri i ka liruar sepse lajmi për shoqërimin kishte dalë në media.
“Ishte një tentativë për t’i treguar dy realitete të ndryshme popullit, kuksianët janë marrë natën dhe janë sjellë në Tiranë pse protestuan për një të drejtë të tyren. Ne kemi protestuar para një vile 1 milionë euroshe ku jeton kryeministri, për të treguar se ky është realiteti, mjaft më me fasadë.
Kemi qenë 400-500 të rinj. Kemi patur shumë forca policie aty, edhe pse po protestonim në mënyrë paqësore, në mometin që jemi mbledhur kanë ardhur forcat e policisë që merrnin kartat e identitetit, u morën targat e makinave atyre që ishin në protestë. Më pas, pasi të rinjtë u larguan, në këtë moment Floida është shoqëruar dhe është futur në makinën e policisë dhe mua më është kërkuar që të ndjek makinën e policisë, ndërsa Floida ishte brenda, në mes të rrugës në Linzë, policia merr urdhër nga ministri që të na lirojë, kjo falë medias që bënë lajmin publik”, tha Këlliçi.
Kreu i FRPD-së u shpreh se kjo protestë nuk do të jetë e fundit por do të ketë të tjera në vijim pasi ka ardhurt koha që të rinjtë të vendosin vetë për fatet e tyre dhe jot ë lënë Edi Ramën të bëjë ç’të dojë.
(B.H/Faxweb)