13:11 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Epshe të paplotësuar zonjash”, Altin Hazizaj sulmon Ornela Vorpsin për Ramën. Si i përgjigjet Delina Fico

20:31 | 13/04/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Epshe të paplotësuar zonjash”, Altin Hazizaj sulmon Ornela Vorpsin për Ramën. Si i përgjigjet Delina Fico

Artistja, Ornela Vorpsi, e cila prej 27 vitesh i përket artit europian është kthyer në Shqipëri për të mbajtur ekspozitën “Providence” në COD në ambientet e Kryeministrisë.

Por duket se ekspozita e mbajtur pak ditë më parë nga Ornela Vorpsi, ka ngjallur një debat online mes Altin Hazizajt dhe Delina Fico.

Hazizaj ka publikuar një postim në Facebook ku shkruante: Epshe të paplotësuara zonjash që falenderojnë objektet falike që nuk i provuan kurrë te zotërinjve që nuk ua varen asnjëherë …

Ndërkohë që ky postim i tij është bërë shkak që Delina Fico t’i komentojë Altin Hazizaj duke i kërkuar që ta fshijë postimin dhe se ishte medikoritet i madh që mendonte se Ornela e ka bërë këtë gjë për një ekspozitë.

Më pas Altini ka replikuar duke i shkruar se, ajo që e ‘grrici’ ishte mitizimin që ajo i bëri kryeministrit dhe përulja e një femra para një mashkulli deri në përgjërim.”

Më poshtë janë replikat e plota të shkëmbyera mes në tyre në Facebook:

Delina Fico: Altin, te isha si ty, e shuaja te gjithe kete postim e komentet qe ke bere. Medikoritet i madh, qe nuk te shkon ty, qe mendon se Ornela e ka bere kete gje per nje ekpsozite. E bere Google gje Ornelen para se te flasesh keshtu? Beje dhe do ta shohesh qe s’ka asnje nevoje ajo per COD, per KM, per Shqiperine. Ne kemi per nder qe nje artiste si ajo eshte me origjine shqiptare. Ëaë, cfare gjueti shtrigash! Trishtim i madh!

Altin Hazizaj: Deline nuk me ke lexuar mire  as qe e besoj qe e ka bere per nje ekspo tek COD se aty kemi qene te gjithe e sna ka detyroi njeri me i bo lavde kujt. Nuk eshte fare per kete gje. Nese e sheh une as emrin nuk ia kam permendur, pasi ajo cka me “grici” mua ishte mitizimi qe ajo i beri KM dhe perunja e nje femre para nje mashkulli deri ne pergjerim. Kaq. Asgje tjeter.

Delina Fico: Te kam lexuar shume mire. Dhe jam pa tekst, qe thone ne Kosove, qe ti je angazhuar ne nje lincim te tille. Nuk kam me fjale. Nuk kam me fjale qe ti, qe ti of all people, kerkon te censurosh fjalet e nje artisteje qe po flet per jeten e saj, per ndjenjat e saj. Pse ti nuk i mitizon personat qe ke dashur kur ke qene 22 vjec? Nuk te kuptoj fare, po fare fare. Ta thashe: te ben nder ta shuash kete postim.

Altin Hazizaj: Deline e dashur une e kam cliruar veten nga mitet qe kur kuptova se cfare demi i sjellin jetes njerezore. Dashuroj plot njerez te mire, disa te zemres e disa te mendjes, sepse e di qe ndajne te njejtat vlera si une. Pjesa tjeter, lexoje edhe nje here mesazhin, nuk ka te beje me zonjen por me ate cka ajo kerkon te imponoje. Mbase kesaj here je ti gabim kur beson se ajo po flet per qenien e saj.

Delina Fico: Po, por nuk mund te thuash sot se si 22-vjecar nuk ke mitizuar njerez qe i ke dashur. Sidoqofte, puna jote kjo. Dhe, Ornela nuk kerkon te imponoje asgje, sepse as ka nevoje per Shqiperine apo kryeministrin e saj. E ka bere jeten dhe suksesin e saj pa Shqiperine. Dhe, si ka mundesi qe doni t’i tregoni nje artisteje te suksesshme dhe nje gruaje krejtesisht te plotesuar se cfare te ndjeje e cfare te thote? C’eshte kjo paranoje per ate qe donte te thoshte ajo sipas shpjegimit qe i beni ju? Ajo thjesht foli per ndjenjat e saj dhe per perspektiven e saj. Sa e veshtire eshte te respektosh rrefimin e sinqerte te nje njeriu tjeter per perjetimet e veta? Si pret ti te te besojne njerezit per ate qe thua, nese do te te dyshonin synimet e tua per cdo gje qe thua, sic po dyshon ti Ornelen ne rrefimin e saj? Come on, Altin, you should knoë better. E di fjaline: Mos i bej tjetrit ate qe s’do te te beje tjetri ty? Ky eshte nje rast kur duhej te ishe menduar para se te hidheshe ne agresion me fjale ndaj nje gruaje dhe nje artisteje qe e ka fituar me shpatullat e veta suksesin dhe lumturine ne jete.

(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: altin hazizajdelina ficoonela vorpsi
Pas

I sekuestrohen 5 kilogram kokainë, arrestohet 28-vjeçari shqiptar në Itali (EMRI)

Para

“Vlahutin ka kërkuar arrestimin tim”, zyra e BE i reagon Berishës

Para
“Vlahutin ka kërkuar arrestimin tim”, zyra e BE i reagon Berishës

“Vlahutin ka kërkuar arrestimin tim”, zyra e BE i reagon Berishës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Foshnja dhe gruaja u gjetën të pajeta në një park të Romës, detaje nga hetimet: Viktimat ishin lakuriq, kanë vdekur në kohë të ndryshme! Misteri i gruas së veshur me të zeza

Ishte bllokuar në plazhin e Akuariumit, policia i vjen në ndihmë turistit amerikan

Test për qeverinë Vuçiç/ Mbahen zgjedhjet lokale në dy komuna të Serbisë, qendrat e votimit hapen pas bllokadave të studentëve

Balliu në takime intensive në Berlin: Farsa elektorale e Ramës nuk duhet të pengojë aspiratën europiane të Shqipërisë

Skandal me zë dhe figurë – PD akuzon kryetaren e komanduar të Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, për abuzim me detyrën dhe shpërdorim të pasurive publike për përfitime personale

Referendumi për shtetësi polarizon shoqërinë në Itali

Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, nën hetim Drejtori i Ndërmarrjes së Pastrimit të bashkisë! Procedohet dhe përgjegjësi i Bordit të Kullimit bashkë me tre punonjës

Vodhi një shumë parash në kasafortën e kishës, shpallet në kërkim 55-vjeçari në Vlorë

PL: Strehimi është kthyer në luks për shumicën e shqiptarëve, një ndër faktorët që po nxit largimet nga vendi

Aksioni ku u kapën 6 kg heroinë në Kapshticë, arrestohet drejtuesi i mjetit që transportonte drogën dhe 4 punonjës policie

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.