Gjendja e tensionuar mes Rusisë dhe perendimit pas sublimit me armë kimike në Rusi, ku presidenti Trup deklaroi se ata që qëndrojnë pas do ta paguajnë shtrejtë, ka ndezur një luftë deklaratash kërcënuese mes Rusisë deh Perendimit.
Së fundi ish-gjenerali rus Evgeny Buzhinskiy, i cili më parë ka shërbyer në Shtabin e Përgjithshëm Rus, tha se nëse “do të derdhet gjak rus”, atëherë Moska do të përgjigjet në të njëjtën mënyrë.
Ai tha se besonte që nëse Rusia “bindet” që Britania e Madhe do të ishte prapa ndonjë sulmi mbi Sirinë, Moska mund të urdhërojë sulm mbi forcat e Mbretërisë së Bashkuar në Mesdhe.
“Siç edhe shefi i shtabit të përgjithshëm e tha disa javë më parë, Rusia do të rrëzonte raketat dhe transportuesit dhe unë nuk mendoj se po bënte shaka, kjo është një situatë shumë serioze dhe kjo është e vërtetë”, ka thënë ai.
I pyetur nëse kjo do të mund të thoshte që Rusia të sulmonte në Qipro, ai tha: “Nëse ushtria jonë përcakton se raketat nisen nga Britania e Madhe, transportuesit dhe raketat në Mbretërinë e Bashkuar do të goditeshin prapa”.
Buzhinski tutje ka thënë se do të ishte “shumë e vështirë për të gjetur një objektiv të rëndësishëm ushtarak në Siri ku nuk ka rusë”.
“Ne kemi disa mijëra këshilltarë në të gjitha instalimet ushtarake në të gjitha njësitë ushtarake”, tha ai. “Nëse derdhet gjak rus atëherë Rusia do të hakmerret”.
(B.H/Faxweb)