Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Franca kanë nisur ofensivën ndaj Sirisë në orën 5:00 të mëngjesit të kësaj të shtune.
Kryeministrja britanike Theresa May e konfirmoi edhe zyrtarisht praninë e flotës britanike në sulmin ndaj Sirisë.
Pas paralajmërimit të presidentit Trump, se do të marrë një vendi mbi Sirinë, pritja ka marrë fund tashmë.
Vetë presidenti Trump lajmëroi se ka urdhëruar një sulm ajror me goditje preçize, për të mos dëmtuar qytetarët sirianë, ndërsa besohet se kjo do të jetë ofensiva më e madhe e aleatëve, kundër regjimit të Assadit.
“Një operacion i kombinuar me forcat e armatosura të Francës dhe Britanisë së Madhe, është duke u zhvilluar tani”, deklaroi presidenti Trump para pak minutash.
Raketat goditën kryeqytetin, Damaskun, si dhe dy vende afër qytetit të Homs, si pasojë e sulmeve janë evakuuar mijëra banorë, tha Pentagoni.
Ky sulm vjen vetëm disa ditë pasi SHBA-të akuzuan Sirinë për përdorim të armëve kimike në qytetin e Doumës, ku edhe humbën jetën 70 civilë ndërsa ende pritet me interes reagimi i Rusisë, që kërcënoi me luftë, nëse sulmohet Siria.
Menjëherë pas sulmit ka reaguar ambasadori i Rusisë në SHBA, Antonov i cili është shprehur se ndërmarrja e sulmit ndaj aleatit të saj do të ketë pasoja të rënda.
Lajmërimi i Presidentit Trump mbi nisjen e sulmit ajror në bazat siriane:
(E.L/Faxweb)