Këngëtarja e njohur shqiptare Mariza Ikonomi e ftuar së fundmi në emisionin “Chic” ka hapur një debat mes kolegeve, duke u shprehur se është kundër ndërhyrjeve kirurgjikale.
Ajo shprehet se s’kam menduar ndonjëherë të ndryshoj veten dhe se më pëlqen t’i ngjaj mamasë time, e jo Monica Belluccit.
“E para s’kam dashur të jem simbol që të më pëlqejnë meshkujt me rëndësi është të pëlqej veten. S’kam menduar ndonjëherë të ndryshoj veten, ndjehem mirë kështu. Unë jam kjo që jam dhe ne femrat duhet të kënaqemi kështu si jemi. Më pëlqen ti ngjaj mamasë time, jo Monica Belluccit. Edhe nëse do bëj ndonjë ndërhyrje nuk mendoj të trash buzët. Më pëlqen portreti që kam edhe pse nuk jam perfekte.” u shpreh Mariza.
(M.Q/Faxweb)