Balerini me famë dhe reputacion profesional në Shqipëri e Itali më në fund vendos të ndryshojë look.
Kryetarin e jurisë së spektaklit të kërcimit VIP “Dancing with the Stars” prej vitesh ishim mësuar ta shihnim me flokët me onde sipër ballit, model që e identikonte si artist.
Por më në fund ai ka bërë ndryshimin drastik duke i shkurtuar, shtrirë dhe krehur lart okët. Iliri ka ndarë me miqtë foton e parë me parukierin që e ka bërë të duket 20 vite më i ri dhe shumë modern.