Ai është një nga personazhet më të komentuar në media. Është fjala për këngëtarin e njohur të hitit “Vetëm fjalë”, Robert Berishën.
Roberti ishte i ftuar mbrëmë në emisionin ‘Prive’ ku ndër të tjera tregoi një histori që ka ndodhur rreth 10 vjet më parë.
Ai u shpreh se në vitin 2007 kishte përplasur me makinën e tij një motoçiklist.
“Kam bërë një aksident në vitin 2007 duke u kthyer prej Ohrit nga një mbrëmje. Jam nisur për në Kosovë në 5 të mëngjesit, pa gjumë, po ecja shpejt me makinë dhe në hyrje të Kërçovës përpara më ka dalë një motorrist. Motorri shkoi 50 metra andej, makina u rrotullua 3-4 herë.
Motorristi menduam se vdiq, por për fat shpëtoi. E morën me helikopter. Sot ai është i palëvizshëm. Kam qenë në paraburgim deri sa ata e konstatuan se ai po ecte në krahun e kundërt dhe unë nuk isha fajtor”, tha Roberti.
(F.G/Faxweb.al)