Mali i Zi zgjedh këtë të dielë presidentin e ri, në një garë të fortë mes ish-Kryeministrit, Milo Gjukanoviç dhe kandidatit të pavarur Mladen Bojaniç.
Në këto zgjedhje marrin pjesë 7 kandidatë por ‘lufta’ është fokusuar tek ish-Kryeministri dhe kandidati i pavarur.
Sipas sondazheve postin presidencial e merr Gjukanoviç, që mbështet rrugën evropiane të Malit të Zi.
Bojaniç nuk është kundër anëtarësimit në union, por konsiderohet si më i lidhur me Moskën sesa me BE-në.
Shqiptarët në Malin e Zi kanë premtuar mbështetje për Gjukanoviç duke i rritur mundësitë këtij të fundit për t’u zgjedhur president.
(F.G/Faxweb.al)