10:31 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Siti shpallet kampion, ‘shampanjën’ e hap Junajtid

07:18 | 16/04/2018
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Siti shpallet kampion, ‘shampanjën’ e hap Junajtid

Mançester Siti siguron në mënyrë të papritur titullin e 5-të në kampionatin anglez, ndonëse nuk ishte fare në fushën e lojës. Praktikisht titulli në Premier League vetëm sa u shty për një javë, sepse pas përmbysjes së madhe në ‘Etihad Stadium’, në derbi, Mançester Junajtid i dhuroi trofeun e dytë sezonal ekipit të Guardiolës, pas humbjes së pësuar në shtëpi, 0-1 me skuadrën e vendit të fundit West Bromwich Albion.

Pas fitores 3-1 në ‘Wembley’ të shtunën në mbrëmje ndaj Tottenham Hotspur, mendohej nga të gjithë se çështja e titullit do të mbyllej përfundimisht të dielën e ardhshme, në shtëpi ndaj klubit uellsian Swansea City.

Megjithatë klubi nga West Midlands me një kujdestar në timon, si xhamajkanin Darren Moore, që zëvendësoi vetëm dy javë më parë trajnerin Alan Pardew, shtangu “djajtë e kuq” brenda në Old Trafford, në takimin përmbyllës të javës, falë një goli të shënuar nga sulmuesi Jay Rodriguez, 17 minuta para përfundimit, gol që mban ende të gjalla shpresat e “Albions” për të bërë mrekullinë dhe evituar rrëzimin në Championship.

Njëkohësisht rezultat që në krahun tjetër i jep gjithashtu Sitit të Guardiolës titullin pesë javë para mbylljes së sezonit, një situatë vërtet e pamenduar nga askush, deri në atë pikë sa edhe vetë trajneri katalanas nuk e ndoqi fare takimin, por preferoi që të luajë golf me miqtë.

 

Etiketa: sport
Pas

HOROSKOPI, 16 PRILL 2018

Para

Erdogan mesazh të fortë Gylenit: Do të vish edhe ti në Turqi sikurse 80 të tjerët!

Para
Erdogan mesazh të fortë Gylenit: Do të vish edhe ti në Turqi sikurse 80 të tjerët!

Erdogan mesazh të fortë Gylenit: Do të vish edhe ti në Turqi sikurse 80 të tjerët!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hollanda shpall non grata dy ministra të qeverisë izraelite, ministri i jashtëm holandez i bën thirrje Izraelit të përmbushë detyrimet humanitare

Ministri Gonxhja: Ekspozitë unike me ikonat shqiptare në Francë

Shiu fik zjarret në gjithë Qarkun Dibër

Flet nëna e të riut që vrau 52-vjeçaren në Pogradec: Djali im nuk vriste as një mizë

U mbyt në Drinin e Zi në Kukës! Identifikohet viktima

Skema Kombëtare, AZHBR: Mbi 1400 fermerë përfitues për kultivimin e bimëve mjekësore

SPAK mbylli hetimet! Shtyhet njoftimi për Ilir Metën

Zhduket 48-vjeçarja nga Tropoja, arrestohet bashkëshorti – dyshohet për dhunë në familje

Lushnjë/Arrestohet, gjatë tentativës për të vjedhur 1 automjet

Sherr mes dy personave në Korçë, një i plagosur! Arrestohet tjetri

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.