Kreu i PD-së Lulzim Basha ndodhet në Berlin në takim me përfaqësues të politikës gjermane, dhe për këtë Taulant Balla tha se shpreson të flasë mirë për vendin e vet.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, konfirmon atë që kanë shkruar mediat ndërkombëtare për hapjen e negociatave.
“Vendimmarrja përfundimtare është ajo e vendeve anëtare, Këshilli Evropian është organi vendimmarrës më i lartë. Shqipëria ka mbështetje të fortë qoftë në komision, dhe në vende anëtare unë sot dua të ndaj me shqiptarët faktin që Shqipëria nesër pret një lajm shumë të mirë”, tha Balla.
“Unë iu përgjigja pyetjes së koleges tuaj që më informoi që zoti Basha është në Berlin për takime me përfaqësues të politikës gjermane dhe nisur nga ky fakt dua të them që do të ishte mirë që si çdo politikan shqiptar, qytetar i përgjegjshëm shqiptar kur të flasë në anglisht apo gjermanisht të flasë për të mirën e vendit të vet”, tha Balla.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post