Tre mjete janë përfshirë në një aksident në aksin Rinas-Qaf kashar. Për pasojë një person ka mbetur I plagosur.
Siç shihet dhe nga pamjet i plagosuri është i shtrirë përdhe, dhe pritet ndihma. Ndërkohë që si pasojë e këtij aksidenti është krijuar radhë e gjatë rreth 1 km trafik në të dy krahët.
Nuk dihen ende rrethanat e e këtij aksidenti apo gjendja e të plagosurit. Policia ndodhet në vendngjarje.
https://www.youtube.com/watch?v=HDtEXQgS8gU&feature=youtu.be
(B.H/Faxweb)