16:02 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

PS mbledh komisionin pa njoftuar kryetarin dhe pa pritur opozitën

12:49 | 17/04/2018
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
PS mbledh komisionin pa njoftuar kryetarin dhe pa pritur opozitën

Petrit Vasili, kryetari i Grupit të LSI, kryetar i Komisionit të Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë në Kuvend, ka denoncuar publikisht sot një akt “skandaloz” siç e quajti ai nga ana e mazhorancës, një akt që tensionon parlamentarizmin në Shqipëri: mbledhjen e një komisioni parlamentar nga PS-ja pa njoftuar kryetarin dhe pa e pritur opozitën. Ca më keq akoma, komisioni mblidhej për një ligj si ai i strehimit që ishte miratuar me konsensus nga të dyja palët!!!

Vasili doli para medias duke thënë: “Për një zhvillim më të fundit, zhvillim të papritur por sigurisht skandaloz për klimën tepër të rëndë të funksionimit të parlamentarizmit në Shqipëri, të konfliktualitetit të egër politik, të cilat zhvillohen në një ditë simbolike siç është disa e sotme kur Shqipëria pret të marrë një rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Konkretisht, në mënyrë të njëanshme, skandaloze dhe pa asnjë shkak, Komisioni i Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë është mbledhur vetëm me anëtarët e PS, deputetë të Kuvendit, pas një kërkese time si kryetar i komisionit  për shtyrjen vetëm një ditë të punimeve të komisionit nga dita e martë në ditën e mërkurë për shkak të impenjimeve politike të shumicës së anatërëve të opozitës lidhur me çështje që kishin të bënin pikërisht me ditën e sotme, të raporteve që pret Shqipëria.

Jo më larg se një ditë më parë ditën e djeshme, pati një kërkesë të njëanshme për ta mbledhur këtë komision dhe për ta shqyrtuar ligjin për Strehimin Social.

Do të doja vemëndjen tuaj për disa momente të caktuara që e bëjnë të patolerueshme situatën.

Ky ligj është miratuan në parim me konsensus mazhorancë opozitë, një nga rastet e veçanta kur është gjetur dakortësi dhe kam qënë i lumtur. Sa i takon për kohës që pretendohet se ëhstë humbur se mbi një muaj nga miratimi i ëktij ligji është shpenzuar nga mazhoranca socialte për ta mbajtur në komision dhe mbi dy javë nga ministria përkatëse për të reflektuar rregullime pa fund. Për shkak të papërgatitjes së mazhorancës për këtë çështje. Tani, është në vlerësimin tuaj të gjykoni, se pasi humbën një muaj, nuk u priste puna të prisnin 24 orë!” theksoi Vasili.

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: vasili
Pas

Thaçi bisedë telefonike me Merkel, çfarë u diskutua

Para

Njëra dashuron Ramën, tjetra ish-zëdhënëse në PD, zbulohet arsyeja pse nuk flasin motrat Vorpsi

Para
Njëra dashuron Ramën, tjetra ish-zëdhënëse në PD, zbulohet arsyeja pse nuk flasin motrat Vorpsi

Njëra dashuron Ramën, tjetra ish-zëdhënëse në PD, zbulohet arsyeja pse nuk flasin motrat Vorpsi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Të paktën 12 palestinezë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën sot në sulmet e reja izraelite në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu. Pesë persona vdiqën pasi avionët luftarakë izraelitë goditën një shtëpi në lagjen Al-Zarqa, në verilindje të qytetit të Gazës, tha një burim mjekësor. Një palestinez tjetër u vra në një sulm tjetër që synonte lagjen Zeitoun, në qytetin juglindor të Gazës. Një grua palestineze u vra dhe disa persona u plagosën në një sulm izraelit që synonte një tendë që strehonte persona të zhvendosur në lagjen Sheikh Radwan në të njëjtin qytet. Pesë civilë u vranë dhe disa persona mbetën të zhdukur pasi avionët luftarakë goditën një shtëpi në kampin e refugjatëve Shati, në perëndim të qytetit të Gazës. Po ashtu disa civilë, përfshirë fëmijë, u vranë dhe u plagosën në një sulm tjetër izraelit që synonte tendat që strehonin familje të zhvendosura në lagjen Al-Rimal në qytetin e Gazës. Duke refuzuar thirrjet ndërkombëtare për armëpushim, Izraeli ka ndjekur një ofensivë brutale në Gaza që nga fundi i tetorit 2023, duke vrarë rreth 58.400 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë. Bombardimi i pamëshirshëm ka shkatërruar enklavën dhe ka çuar në mungesë ushqimesh dhe përhapje sëmundjesh. Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhërarreste për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes, Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza. Izraeli përballet gjithashtu me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavë.

SPAK dërgon për gjykim ish-deputetin Jurgis Çyrbja, akuzohet zyrtarisht edhe për korrupsion në zgjedhje

Jep dorëheqjen kryeministri i Ukrainës

Marrëveshja për ndihmat në Gaza, ministrat e BE-së takohen sot në Bruksel

Aksioni për sigurinë ushqimore, Ministria e Bujqësisë: Fermerët s’janë fajtorë, nuk synojmë të vendosim gjoba

Tedi Blushi kërkon transparencë për ndërtimet pa leje në Tiranë: Pse shembni bujtinat në Theth dhe jo kullat në kryeqytet?

Blerja e votave me fondet për bujqësinë/ Berisha: Ja skema si u shpërndanë 44 milionë euro në kohë zgjedhore

Berisha akuza Ballukut, Maznikut, Denajt e Ibrahimajt: Përdorën 250 mln euro të bujqësisë për të blerë vota

Kryeministri shqiptar Edi Rama mbajti fjalën në ceremoninë e hapjes së “Herrenchiemsee Festspiele” në Bavari të Gjermanisë

Hasani me anëtarë të Bundestagut: Rrisim bashkëpunimin, avancojmë me objektivat e përbashkët evropianë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.