Elsa Lila konsoderohetsi një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Por ajo nuk i la shpëtuar akuzave pavarësisht se prej vitesh jeton larg Shqipërisë.
Së fundmi Elsa është bërë pjesë e një problemi në lidhje me të drejtat e autorit, pasi akuzohet se këngëtarja ka kryer një vjedhje.
Kompozitori Genti Lako ka thënë se artistja ka vjedhur këngën “Buzët më ishin tharë”, e cila është produksion i Lakos, i kënduar në formën origjinale nga Eranda Libohova.
“Miqtë e mi, mbas ‘Zonja dhe zotërinj’ që më vodhën në Serbi pa të drejta, ma vodhën dhe këtë këngë. Nuk i kam dhënë leje ta këndojë. Turp që e merr pa leje. As me vdek s’po na lejnë rehat!”- ka shkruar kompozitori i famshëm.
Sipas Lakos, ripërpunimi i këngës më versionin italian nga artisti Piero Fabrizi, ishte bërë pa lejen e tij dhe kjo gjë e ka revoltuar autorin e këngës, i cili ka reaguar në rrjetet sociale.