13:55 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ndahet nga jeta ish-zonja e parë e SHBA-ve, pse do të mbahet mend

07:26 | 18/04/2018
në Aktualitet, Bota, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ndahet nga jeta ish-zonja e parë e SHBA-ve, pse do të mbahet mend

Ka ndërruar jetë në moshën 92-vjeçare ish-zonja e parë e SHBA-ve, Barbara Bush. Ajo u nda nga jeta pak orë më parë, ndërsa prej disa ditësh vuante gjendjen e rënduar shëndetësore.

Familja Bush kishte thënë në një deklaratë të dielën se ajo ishte në gjendje të keqe, kishte vendosur të mos kërkonte trajtim të mëtejshëm mjekësor dhe në vend të kësaj do të përqëndrohej në rehatinë dhe përkujdesin e familjes.

“Barbara Bush ishte një Zonjë e Parë dhe një grua e mrekullueshme, ndryshe nga të tjerët që sillnin mllef ajo solli te njerëzit dashurinë për leximin”, tha George W. Bush në një deklaratë. “Për ne, ajo ishte shumë më tepër. Mami arriti të na mbante duke qeshur deri në fund”.

Ajo ishte zonja e parë kur burri i saj ishte në Shtëpinë e Bardhë nga 1989 në 1993. Djali i saj, republikani Xhorxh Walker Bush, triumfoi në zgjedhjet e kontestuara të SHBA në 2000 dhe ishte president nga 2001 deri në 2009.

Ajo është e njohur pasi ishte e para grua që pa të drejtonin ShBA-të, si bashkëshorti, ashtu edhe i biri më vonë, që ishte presidenti i 43-të i Amerikës.

Barbara dhe George Bush festuan në janar përvjetorin e tyre të 73-të të martesës, duke u bërë çifti më jetëgjatë në historinë presidenciale të Shteteve të Bashkuara.

Barbara njihet si një familjare mjaft e përkushtuar, dhe ka shmangur të gjitha fjalët se ajo kishte ndikim në vendimet politike të bashkëshortit të saj.

Për ndarjen e saj nga jeta kanë reaguar dhe presidenti Donald Trump dhe bashkëshortja e tij.

“Ajo do të mbahet mend gjatë për përkushtimin e saj të fortë ndaj vendit dhe familjes, të cilave ajo u shërbeu pafundësisht mirë”, thotë Trump dhe bashkëshortja e tij Melania në një deklaratë.

(E.K/FAXWEB.AL)

Pas

HOROSKOPI, 18 PRILL 2018

Para

”Nuk e duam më jetën”, flasin prindërit e vogëlushes shqiptare që u mbyt në pishinën e hotelit

Para
”Nuk e duam më jetën”, flasin prindërit e vogëlushes shqiptare që u mbyt në pishinën e hotelit

''Nuk e duam më jetën", flasin prindërit e vogëlushes shqiptare që u mbyt në pishinën e hotelit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha për hetimet ndaj Bankers: Nuk mbroj asnjë kompani, por të vërtetën! Prokurori veproi nën diktatin e Lubisë

Situata e zjarreve në vend/ 6 vatra aktive në disa bashki, mbi 65 hektarë tokë të djegur

“Prokurorja Gjeli legalizoi krimin në zemër të Thethit”, Rama: Do t’i përcillet Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Trump: Jemi afër një marrëveshjeje për Rripin e Gazës, mund të arrihet brenda javës

Berisha akuzon qeverinë për sulm të qëllimshëm ndaj Bankers Petroleum: “Lubia i ka vënë syrin kompanisë”

Meta një përgjigje për “Zeqinenë” e SPAK-ut

Lirimi i Jamarbër Malltezit kundrejt garancisë pasurore, Berisha: Bëri 2 vite si i burgosur politik! S’ka shkelur asnjë ligj të vendit

Masa kundër vapës: Greqia ndalon punën fizike jashtë në oraret më të nxehta

Berisha: Karteli Çela mbrohet nga Altin Troplini, sekuestrimet u urdhëruan nga prokuroria italiane, jo nga SPAK

Berisha publikon të tjera pamje tronditëse nga farsa elektorale: Votojnë komisionerët, zgjedhësit vetëm palosin fletën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.