Këshilltarja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Erla Mëhilli së shpejti do të bëhet nënë për herë të dytë. Ky është lajmi që ka pushtuar të gjitha mediat rozë, ndërsa mësohet se së shpejti do të sjellë në jetë një djalë.
Kujtojmë që në vitin 2015 Erla Mëhilli dhe bashkëshorti i saj, ish-deputeti demokrat Keltis Kruja, u bënë prindër për herë të parë me një djalë dhe me sa duket në familjen e tyre do të dominojë gjinia mashkullore.
Mësohet se Erla deri më tani ka pasur një shtatzëni të mbarë dhe po e shijon në maksimum pritjen e ëmbël. Ndërkohë të gjithë jemi kurioz për të zbuluar emrin e djalit të dytë të çiftit të njohur, duke pasur parasysh emrin e veçantë të djalit të parë. Ai quhet Alkid, një emër i vjetër ilir, i babait të Piros së Epirit.
(E.K/FAXWEB.AL)