Tre video të publikuar nga emisioni “Stop” tregojnë për gjendjen skandaloze në shkollat shqiptare, ku protagonistë kryesorë nuk jën nxënësit, por mësuesit.
Siç shihet dhe nga pamjet në shkollat shqiptare mësuesit përdorin dhunë, që nuk është diçka e re, por edhe një fjalor apsk të përshtatshëm dhe banal , jo vetëm ndaj nxënësve por ndaj mbarë popullit shqiptarë.
Në një video nga një shkollë në Lezhë mësuesja u thotë nxënësve se shqiptarët janë një popull prostitutë dhen se nuk I dhimbset aspak pasi nuk bën përpjekje për të dalë nga injoranca.
“Është popull prostitutë Shqipëria. Nuk martohet më kush me prostituat, ta keni të qartë”, thotë ajo.
Ndërkohë në Burrel mësuesja i drejtohet një nxënësi: Kush të ka mësu kshu, ke pi naj drogë?
Ndërsa në Gjirokastër mësuesja gjatë zhvillimit të orës së mësimit dhunon nxënësin fizikisht duke e goditur në kokë.
Duket se dhuna por dhe fjalori banal, shumë herë I denoncuar në media është një fenomen që ekziston në përmasa alarmante në Shqipëri, dhe eliminimi I këtij problemi duket se është ndër sfidat kryesore ta arsimit në Shqipëri.
Kjo gjendje në shkollat tona mbase shpjegon në një farë mënyre se pse ne jemi dhe një shoqëri kaq e dhunshme.
https://www.youtube.com/watch?v=Yoz2T6i4THY
(B.H/Faxweb)