22:12 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Çelja e negociatave, Kotzias i tërheq vëmendjen Shqipërisë: Marrëveshjet duhen respektuar

11:29 | 18/04/2018
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bushati tregon se çfarë pretendimesh ka Greqia për Himarën

Athina zyrtare ka reaguar ndaj publikimit të progres raportit të Komisionit europian mbi Ballkanin perëndimor.

Në një deklaratë që ministria e Jashtme greke publikoi paraditen e të mërkurës, (18 prill 2018) nënvizohet që në fillim se Greqia mbështet zgjerimin e Unionit, por me kusht që vendet kandidate të përmbushin kriteret e anëtarësimit që janë zbatuar edhe në rastet e vendeve të tjera, përfshirë respektimin e fqinjësisë së mirë dhe të së drejtës ndërkombëtare.

Më tej në deklaratë, Ministria e jashtme greke rreshton ato çështje të cilat i konsideron si bazike, me interes europian, rajonal, por edhe me interes për Greqinë: Progresin e rëndësishëm në dialogun Beograd-Prishtinë, progresin thelbësor dhe jetik të Shqipërisë lidhur me pesë kriteret kyçe, si dhe promovimin e fuqishëm të reformave në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, që BE i ka cilësuar si emergjente..

“Greqia, si një fqinj i drejtëpërdrejtë punon sistematikisht për promovimin e marrëdhënieve me Shqipërinë dhe ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë”, nënvizon më tej ministria e jashtme greke.

Posaçërisht në raport me Shqipërinë, Athina zyrtare thotë se Greqia “fokusohet sa në të drejtat e minoritetit dhe të pronës, aq edhe në nevojën e zbatimit të parimit pacta sunt servanda (marrëveshjet duhet të respektohen), por edhe në luftimin e krimit të organizuar dhe të trafikut të drogës”.

Sa i përket Maqedonisë, Athina zyrtare vlerëson se “është e gjatë rruga që duhet të përshkojë për të kompensuar vakumin që krijoi prapakthimi i viteve të fundit. Është e shtata herë që vendi fqinj merr rekomandimin pozitiv të Komisionit Europian.  Megjithatë, duhet të bëhet e qartë në të gjitha drejtimet se vendimet merren nga këshilli i ministrave dhe jo nga Komisioni, ku Greqia ka shprehur qartësisht qëndrimet e veta”.

Më 17 prill 2018 Komisioni Europian rekomandoi hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë, ndërsa po vazhdohet puna me Bosnjë Hercegovinën dhe Kosovën.

 

Etiketa: kotzias
Pas

“S’martohet njeri me prostituta, popull prostitutë”, mësuesja në Lezhë shan nxënësit, në Gjirokastër nis druri (Video)

Para

Raporti i KE-së për ekonominë: Korrupsioni dhe informaliteti po pengojnë rritjen ekonomike

Para
Petrit Vasili në Bruksel: Europa të flasë për trafikun e drogës

Raporti i KE-së për ekonominë: Korrupsioni dhe informaliteti po pengojnë rritjen ekonomike

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Bllokada detare nuk do të thyhet”, Izraeli paralajmërojn se do të ndalojë anijen e aktivistëve të nisur drejt Gazës

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA-ve, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.