Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët për mediat me Shefen për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini, përveç falenderimeve, ka komentuar dhe deklaratat politike kundër zgjerimit të BE-së.
Pa e përmendur me emër, por me një referim të qartë për presidentin francez Emmanuel Macron, Rama tha se forcat skeptike përdorin vendet si Shqipëria për politikat e mbylljes së BE-së.
“Rajoni dhe Shqipëria kanë bërë hapa shumë të rëndësishëm përpara, por ne të gjithë kemi nevojë të posaçme për miq të mirë dhe të vërtetë në Evropë, që njohin historinë tonë, të kuptojnë vështirësitë dhe rëndësinë tonë për projektin e papërfunduar të Evropës së Bashkuar.
Është Fakt i njohur botërisht për forcat skeptike ndaj zgjerimit që na shohin dhe na përdorin kur ua lyp interesi si mish për top në politikën e tyre të mbylljes. Ne ia kemi dalë të hedhim një hap të rëndësishëm në rrugën e përpjetë drejt realizimit të një ëndrre kombëtare.”-ka thënë Rama.
Presiedenti francez Emmanuel Macron tha dje në Bruksel se BE nuk është gati të zgjerohet pasi ka problemet e brendshme edhe sot me 28 anëtarë.
Macron dha mesazh të qartë se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të presin.
(F.G/Faxweb.al)