09:41 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

I sapokthyer nga Gjermania, flet Basha: Pse kërkova hapjen e negociatave në Berlin. Ku gënjeu Rama

15:06 | 18/04/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
I sapokthyer nga Gjermania, flet Basha: Pse kërkova hapjen e negociatave në Berlin. Ku gënjeu Rama

Kryetari i PD-së Basha menjëherë sapo është kthyer nga Gjermani dhe pas takimit në Rinas me Federica Mogherinin në një konferencë për mediat ka thënë se ai në Berlin kërkoi votën pro hapjes së negociatave.

Por Basha edhe pse e cilësoi vendimin si mjaft të rëndësishëm tha se ky vednim I hap rrugën Shqipërisë për të hyrë në oborrin e BE-së por derën e hapin vendet anëtare me votën e tyre.

“Rekomandimi është një hap i rëndësishëm, takimi në Rinas ishte për shkak se unë isha në Berlin për të zhvilluar bisedime intensive me partnerët tanë ku kërkova një votë pro për negociatat. Rekomandimi pozitiv është ftesa për tu futur në oborrin e BE-së por derën e hapin vendet anëetare të BE”, tha Basha.

Basha kujtoi se për Gjermaninë janë 7 kushtet për hapjen e negociatave dhe se në Gjermani ka një skepticizëm ndaj Shqipërisë.

Ai tha se në raportet e tyre figuron se Shqipëria ka një raport problemetik me krimin dhe korrupsioni, ndërsa në raport me reformën në drejtësi hapat janë të ngadaltë dhe prokuroria është kapur.

“Për hapjen e negociatave ka 5 kushte, Gjermania ka 5+ 2 shtatë të tilla. Pata një seri takimesh në Bundestag me anëtarë të partisë e CDU/CSU, ku kërkova hapjen e negociatave. Hasëm në skepticizëm. Pyetja e parë që mu bë është pse po e kërkojmë? Më thanë që banditët janë në arrati, por edhe figura të larta si Saimir Tahiri. Gjermania është e mirëinfomuar, i dinë të gjitha. Dinë që ai s’po arrestohet, ashtu si dy shefat e lartë të policisë që ia mbathën. Shqipëria renditet në 11 vendet më të korruptuara. Pavarësisht kësaj ne thamë se sa më shumë të vijojë integrimi, aq më shumë presion do ketë mbi qeverinë”- u shpreh Basha.

Kreu i PD-së tha se hapja e negociatave kërkohet nga opozita pasi nga ana e BE do të ketë vëmendje më të madhe ndaj padrejtësivë që u bëhen qytetarëve siç ishte arrestimi natën e kuksianëve.

Basha tha gjithashtu se ai si kryetar i PD-së është angazhuar në interes të shqiptarëve, por shtoi se Rama gënjeu kur tha se janë hapur negociatat pasi kemi të bëjmë vetëm me një rekomandim pozitiv. Gjithashtu Basha bëri thirrje që sicili të marrë përgjegjësitë e veta dhe deri në qershor të plotësohen kushtet që kërkohen.

Basha(B.H/Faxweb)

 

Pas

Nuk është nevoja të shkoni tek dentisti/ Si ti hiqni gurëzat për dy minuta

Para

Letra që duhet të lexojë çdo prind, nxënës e mësues!

Para
Letra që duhet të lexojë çdo prind, nxënës e mësues!

Letra që duhet të lexojë çdo prind, nxënës e mësues!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shembet çatia e restorantit të njohur në Terracina, një e vdekur dhe 10 të plagosur

Trump: 35% Tarifë për Mallrat nga Serbia, 30% për Bosnje-Hercegovinën nga 1 Gushti

Forca operacionale arreston në Durrës 36-vjeçarin e kërkuar ndërkombëtarisht nga Italia

Fruthi shënon shpërthimin më të madh në SHBA që nga 1990: 1,277 raste deri më tani

Fier: Sot gjykata shqyrton kërkesën për lirim me kusht të Ervin Salianjit

Finalizohet operacioni “Wanted”: arrestohet 17-vjeçari i kërkuar për plagosje të rëndë

Veliaj kërkon liri nga burgu, gjykata e lartë vendos në dhomë këshillimi

Rama: Po përfundojmë punimet për korsi të reja në autostradën Tiranë–Durrës

Trump premton më shumë armë për Ukrainën: “Ata Po Goditen Rëndë”

Tragjedi në Teksas: mbi 100 të vdekur nga përmbytjet, mes viktimave dhe fëmijë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.