Ambasadorja e Bashkimit Europian në vendin tonë, Romana Vlahutin, i ka dorëzuar kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, rekomandimin pozitiv të Komisionit Europian për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE.
Vlahutin dhe Basha janë takuar në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Basha nga Kuvendi sot ripohoi deklaratat e tij të djeshme se Shqipëria e ka të nevojshme hapjen e negociatave dhe se rrugga europiane është e vetmja për të ndarë politikën nga krimi. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post