Modelen e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare Angela Martini së shpejti do e shohim në ekranin e Top Channel. Ka qenë fotografi Artan Korenica i cili ka zbuluar sekretin, në disa postime në Instagram.
Në fotot e postuara në “Instagram”, ai shkruan se së shpejti do të ketë një emision të ri televiziv dhe që me gjasë mund të quhet “Top of The Top”. Si e ftuar apo si moderatore nuk e dimë por në të gjitha postimet e tij, ku njofton për emisionin e 12-të, pozon bukuroshja Angela Martini.
(M.Q/Faxweb)