22:42 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zbulohet plani famëkeq i Veliajt, 33 pallate do të betonizojnë fushën tek “Ali Demi”

18:59 | 19/04/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zbulohet plani famëkeq i Veliajt, 33 pallate do të betonizojnë fushën tek “Ali Demi”

Fare pak larg qendrës së Tiranës, një kompani ka vendosur flamurët e një projekti, mbi një fushë të gjelbërt. Projekti njofton ndërtimin e një kompleksi aspak estetik, që do t’i zërë edhe më tej frymën kryeqytetit.
Në fund të mandatit të tij 4-vjeçar, padyshim që kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do të mbahet mend për shkatërrimin, betonizimin dhe zhdukjen e hapësirave të gjelbërta në kryeqytet. Edhe pse përbetohej që do të vendoste moratorium për ndërtimet, Veliaj përgjatë këtyre 3 viteve bëri tërësisht të kundërtën.
Mbi 170 leje për pallate janë dhënë gjatë drejtimit të tij në Bashkinë e Tiranës. Dhjetra kantiere ndërtimi shihen pothuajse në çdo cep të kryeqytetit, pa përmendur këtu edhe nisjen e ndërtimin të 17 kullave në qendër të Tiranës.
Tpz.al mëson se këtyre 170 lejeve do t’i shtohet edhe një tjetër ndërtim. Bëhet fjalë për një superleje që përfshin ngritjen e 33 pallateve, në një kompleks të quajtur “MANGALEM”. Ndërtimi monstruoz do të zhdukë një fushë të gjelbër në zonë e Ali Demit, në afërsi të Burgut të Grave.
Kompleksi është projektuar nga një studio arkitekturore në Hollandë, ndërsa çdo pallat përfshin tarraca të gjelbërta, një dëshirë kjo e Veliajt për të sajuar një gjelbërim artificial në kryeqytet. Por në këtë kompleks nuk mungojnë as shijet e Edi Ramës, pasi çdo pallat do të jetë me ngjyra të ndryshme si ylber….duke të krijuar një përfytyrim si Red Lights në Amsterdam.
Mbi 33 pallatet që priten të ndërtohen, do të zhdukin plot 53.908 m2, totalisht hapësirë e gjelbërt. E njohur si kodrat e Ali Demit, ky vend atraktiv për mijëra banorë të zonës dhe që vizitohej nga shumë familjarë, nuk do të jetë më falë Erion Veliajt. Ky i fundit shfaqet çdo ditë duke mbjellë pemë, me pretendimin se po përmirëson cilësinë e ajërit në Tiranë. Por me një të rënë të lapsit, “njeriu i gjelbërt” Veliaj, shkatërroi një hapësirë të rëndësishme që shërbente për frymarrjen e kryeqytetit.
Kompleksi ka nisur punën duke gërryer fillimisht barin e fushës dhe vendosur mjetet e rënda aty pranë. Duket se çdo gjë ka marrë fund në fshehtësi të plotë dhe pa asnjë transparencë, pasi kompania ka nisur edhe shitjet e apartamenteve në këtë zonë.
Firma ndërtuese, njihet gjithashtu për zhdukjen e fushës së sportit Partizani, duke e shndërruar në një kompleks të madh pallatesh që përfundon deri në afërsi të kryqëzimit “21 Dhjetori”/ Tpz.al

Etiketa: erjon veliaj
Pas

Ndoka deklaron: Pezullim i mosbindjes civile deri në votimin e KE për negociatat! Për çfarë të bien dakord Rama e Basha

Para

Habit aktorja/ Bën operacion vaginën, publikon videon live gjatë ndërhyrjes (FOTO)

Para
Habit aktorja/ Bën operacion vaginën, publikon videon live gjatë ndërhyrjes (FOTO)

Habit aktorja/ Bën operacion vaginën, publikon videon live gjatë ndërhyrjes (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Marta Kos: Rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së varet nga dialogu me Serbinë, jo nga veprimet e njëanshme

PD pretendon se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura, Meta: ‘Të humbura’ si 130 milionë eurot e avulluara të inceneratorit të Tiranës

Përforcim në ofensivë, Dinamo afron sulmuesin

Gjenden tre bomba, nis evakuimi më i madh në Gjermani pas Luftës së Dytë Botërore

Zgjidhet presidenti i ri në Korenë e Jugut

Trump nënshkruan dekretin për të rritur tarifat mbi aluminin dhe çelikun

Meloni takohet me Macronin dhe Ficon, në krye të axhendës bisedimet për Ukrainën

Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Hagë, konfirmohet edhe prezenca e Ukrainës

Itali/ Policia Bashkiake çmonton grupin e shitësve të drogës, arrestohen dy shqiptarët 20-vjeçarë! Njëri me precedentë penalë

Danimarka ndryshon kurs, kalon tek armatimet. Frederiksen njofton lëvizjen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.