04:45 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rama në krah të Erdogan për gylenistët. Komploti i brendshëm kundër Shqipërisë…

22:48 | 19/04/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama në krah të Erdogan për gylenistët. Komploti i brendshëm kundër Shqipërisë…

I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Real Story’, kryeministri Edi Rama ka folur për marrëdhënien e tij me presidentin e Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan, sidomos në kushtet e reja kur presidenti turk po u kërkon vendeve të rajonit t’i dorëzojnë anëtarët e organizatës ‘Gylen’ që gjenden në territorin e tyre.

Kryeministri Rama tha se shqetësimi i Erdogan është legjitim porse nuk ka asnjë presion ndaj qeverisë shqiptare.

Rama  mbështeti linjën politike të Erdogan sipas të cilit, grupi i udhëhequr nga Fetullah Gylen ka orkestruar grushtin e shtetit në Turqi në korrik të vitit 2016.

“Presion mua dhe qeverisë sime për sa kohë që e drejtoj unë nuk i bën dot askush. Por në rastin konkret, biseda ime me presidentin Erdogan ka qenë vëllazërore për një problem legjitim për atë, për një rrjet që ka kërcënuar rendin në Turqi.” – tha Rama.

Pyetjes nëse  do të dorëzojë anëtarët e kësaj organizate, Rama iu përgjigj se kjo nuk është një çështje bardhë e zi dhe se është në bisedime dhe po merret me këtë rrjet.

Pyetjes me ironi të gazetarit Sokol Balla se a ka ndonjë komplot ndaj qeverisë Rama në mënyrë që në qershor të mos votohet rekomandimi për të çelur negociatat për anëtarësimin në BE, kryeministri iu përgjigj po me ironi.

“Komplot të jashtëm nuk e di por ka një komplot të brendshëm për të penguar procesin. Është një komplot i brendshëm që shfaqet në formë çadre, në formë protestash, mosbindje civile,..” – tha kryeministri.

(E.L./Faxweb)

Pas

Presidenti i Ugandës ndalon seksin oral: Goja është për të ngrënë…

Para

Tre shenjat më dorëlëshuara të horoskopit, e kanë mendjen vetëm të blejnë e harxhojnë para

Para
Tre shenjat më dorëlëshuara të horoskopit, e kanë mendjen vetëm të blejnë e harxhojnë para

Tre shenjat më dorëlëshuara të horoskopit, e kanë mendjen vetëm të blejnë e harxhojnë para

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndihmës Sekretari i Shtetit arrin në Kosovë, SHBA thekson prioritetet për stabilitet dhe zhvillim rajonal

Shkodër – Gjetet pa shenja jete në makinë, dyshohet për arrest kardiak

Arrihet marrëveshja historike! Franca bie dakord për krijimin e shtetit të ri “Kaledonia e Re”

Dhjetëra deputetë britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

Ndarja nga jeta e ish-ambasadorit gjerman në Shqipëri! Berisha: Mik i shquar i ditëve më të vështira të shqiptarëve

Panik në ajër, avioni i nisur nga Kroacia përfshihet nga flakët mbi Itali

Sllovakia synon të arrijë marrëveshje me BE-në për ndërprerjen e furnizimeve me gazin rus, Fico: Kemi afat deri të martën!

Shkodër/ Shpërthen bombël gazi në një banesë, dëmtohet pronari

Serbët, provokime në Srebrenicë/ Në ditën e përvjetorit, vendosin muzikë nacionaliste!

Rusia paralajmëron kundër aleancës së sigurisë që synon Korenë e Veriut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.