21:54 | 14/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Evazioni fiskal/ Ronaldo zhvendos sfidën me Messin në  fron tjetër,  sulmon gjykatësen për shkak të argjentinasit!

13:46 | 20/04/2018
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Evazioni fiskal/ Ronaldo zhvendos sfidën me Messin në  fron tjetër,  sulmon gjykatësen për shkak të argjentinasit!

Ronaldo është në formë të shkëlqyer. Shënon gola prej 12 ndeshjesh të njëpasnjëshme me Real Madrid, 22 në total, dhe pret Bayern Munich me qetësinë e të fortëve.

CR7 e bën gjithë këtë pavarësisht një problemi që po e bezdis prej kohësh: gjyqi për evazion fiskal. Dhe, sipas “El Mundo”, ky proces e ka bërë shumë nervoz 33 vjeçarin.

“El Mundo” ka publikuar një artikull me titull “Cristiano shpërthen për shkak të Messit”, ku zbulohet se Ronaldo është shprehur i pakënaqur ndaj gjykatëses që merret me çështjen dhe ka akuzuar drejtësinë spanjolle për njëanshmëri.

Portugezi i është referuar trajtimit që i është bërë Messit në procesin e njëjtë për evazion fiskal, që është mbyllur me një dënim prej 22 muajsh dhe një seri gjobash, që e kanë detyruar argjentinasin t’i paguajë rreth 45 milionë euro shtetit spanjoll.

Sipas “El Mundo”, Ronaldo ka akuzuar gjykatësen se po zhvillon një proces gjyqësor duke përdorur kritere “jo të arsyeshme, paragjykuese dhe të pakuptueshme” për faktin se ajo po i mohon avantazhet juridike që iu ofruan Messit dhe se e ka konsideruar “të kotë” kërkesën e avokatëve të CR7 për të krahasuar kontratat e sponsorizimit të dy futbollistëve, raporton Tele Sport.

Sipas Cristianos dy rastet janë identikë, por nuk gjykohen në të njëjtën mënyrë.

Ndërkohë, gjykatësja ka shtuar në listën e të hetuarve edhe emrin e këshilltarit financiar të Ronaldos në Portugali, dhe duket se duket se Cristiano do të duhet të përballet me një gjyq tjetër: një ish-zëvendës president i Valencias, Migeul Zorico, ka denoncuar lojtarin e Realit dhe pronarin e Valencias, Peter Lim, duke ftuar hetuesit të analizojnë kontratën mbi menaxhimin e të drejtave të imazhit të nënshkruar mes dy palëve.

(B.H/Faxweb)

Etiketa: cristiano ronaldomessi
Pas

Zogu i Tiranës dredh të pasmet në emision, moderatorja s’ja përton me përgjigjen

Para

Zbulohet skema e mashtrimit, Gulfi vetëfalimenton. Po qytetarët a i mbron njeri?

Para
Thellohet skandali me falimentimin e Gulf, punonjësit s’kanë marrë rrogat, karburanteve iu vihet shiriti

Zbulohet skema e mashtrimit, Gulfi vetëfalimenton. Po qytetarët a i mbron njeri?

Discussion about this post

 



Të Fundit

Putin e konfirmon: Rusia është gati për negociata me Ukrainën pas 22 qershorit

Lufta/ Putini i telefonon Trump: Jam gati për të ndërmjetësuar midis Iranit dhe Izraelit!

Irani kërcënon Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën: Do të sulmojmë bazat tuaja nëse na pengoni!

Kërcënon Netanyahu : Izraeli do të sulmojë çdo vendndodhje dhe objektiv të Iranit

Ministri Hasani: Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare

Izraeli: Kemi vrarë më shumë se 20 komandantë ushtarakë iranianë, që nga nisja e sulmeve

Reagon dhe Kina, kritika të forta Tel Avivit: Mbështesim sovranitetin e Iranit, sulm brutal nga Izraeli! Kundër përdorimit të forcës, kthehuni te diplomacia

Atentati ndaj dy ligjvënësve demokratë në Minnesota, reagon Donald Trump: Sulm i tmerrshëm, nuk do tolerohet!

Tronditëse në Itali! Shkoi për të kontrolluar shtëpinë që po rinovohej, 24-vjeçarja përdhunohet përpara syve të djalit nga një egjiptian

Reagon presidenti iranian, Pezeshkian: Nëse Izraeli këmbëngul, përgjigja do të jetë më e ashpër dhe më e fuqishme!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.