Pas vendimit të Gjykatës së Apelit Shkodër për rishikimin e masës së arrestit me burg për 11 kuksianët e arrestuar, kanë reaguar përpara kamerës së Fax News dy prej deputetëve të opozitës.
Kryetari i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho, dhe deputetja e LSI Kejdi Mehmetaj kanë thënë se me vendimin për të lënë pas hekurave të katër prej të arrestuarve kuksianë, drejtësia ka treguar se është e kapur dhe se ky ishte nje vendim politik.
“Gjyqi politik vijon me lënien në burg të protestuesve kuksianë. Drejtësia është e kapur në duart e kryeministrit Edi Rama.” – tha deputetja Mehmetaj.
“Kjo është një drejtësi plotësisht e kapur. Do të bëjmë të pamundurën për të liruar kuksianët e pafajshëm.” – tha Spaho.
(E.L./Faxweb)