Drejtori ekzekutiv i ‘Fax News’ Enton Abilekaj thotë se vendimi i Gjykatës së Apelit në Shkodër për 11 protestuesit e Kukësit ku 4 prej tyre u mbajtën në burg dhe 7 u liruan, është një vendim politik.
Ai argumentoi se procedura është shkelur njësoj për të gjithë dhe lënia në burg e 4 prej tyre tregon që gjykata nuk mori një vendim juridik, pasi nëse do të merrte një vendim të tillë kodi i procedurës penale e përcakton qartë se ata do duhej të liroheshin për shkelje procedure.
“Është një vendim që pritej të ishte akoma më i mirë për shkak të mënyrës si ishin arrestuar gjatë natës. Avokati i Popullit pati një raport me të gjitha shkeljet që pati kjo procedurë, dhe ndaj sot pritej që të liroheshin të gjithë, por Gjykata e Apelit mesa duket vendosi të marrë një vendim politik dhe jo juridik. Procedura është shkelur njësoj për të gjithë, është bërë e gjitha gabim”, tha Abilekaj.
(B.H/Faxweb)