20:25 | 09/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gjiknuri shpërndan dëshmi të Statusit të Naftëtarit: Pension të posaçëm

10:01 | 21/04/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjiknuri shpërndan dëshmi të Statusit të Naftëtarit: Pension të posaçëm

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri ishte në Fier ku gjatë një takimi me naftëtarët shpërndau për disa prej tyre dëshminë e Statusit të Naftëtarët. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe deputetët e Qarkut të Fierit, Antoneta Dhima, Xhevit Bushaj dhe Ismet Beqiraj.

Ndërsa sqaroi se tanimë janë miratuar nga komisioni përkatës 1 mijë aplikimet e para, ministri Gjiknuri premtoi se ky proces do të vazhdojë me intensitet.

“Qeveria, këtu në Fier miratoi edhe një shtesë personeli për ministrinë, të dedikuar vetëm për përpunimin e dosjeve për Statusin e Naftëtarit. Pra, do të ketë punonjës shtesë në ministri për ti trajtuar këto kërkesa më shpejt. Naftëtarët kanë vuajtur shumë dhe kanë kontribuar shumë për ekonominë e vendit. Ne si qeveri menduam që ti japim prioritet naftëtarëve dhe jam i bindur që ata e meritojnë, kanë sakrifikuar shumë dhe patjetër duhet të jenë të parët që duhet të trajtohen me një pension të posaçëm nga shteti”, u shpreh Gjiknuri.

Më pas ai u ndal edhe tek një tjetër problem për Qarkun e Fierit, ai i Zharrëzës dhe fenomenit të lëkundjeve në këtë zonë. Ministri sqaroi se në zbatim të vendimit të qeverisë tanimë edhe Bankers Petroleum do të japë pjesën e saj të kontributit financiar për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga lëkundjet.

“Është biseduar me Bankers dhe është arritur dakordësia që edhe ata të japin pjesën e tyre të kontributit. Do të krijohet ai fond si kontribut që do të dorëzohet tek Emergjencat Civile. Pjesa e parë të fondit është dhënë nga qeveria dhe tanimë do mund të akordohet dhe pjesa e dytë. Gjithsesi do të bëhen verifikimet që të sigurohemi që këto para shkojnë për merimetimin e shtëpive dhe jo këto para i marrin i shpenzojnë dhe më pas thonë shtëpinë e kam të dëmtuar”, sqaroi ministri.

“Pra, paratë do të shkojnë për të rindërtuar shtëpitë e dëmtuara aty”, tha ai, duke shtuar se “ky do të jetë procesi që do të bëhet verifikimi. Paratë do të kalojnë në Buxhetin e Shtetit por do të disbursohen në bazë të verifikimeve që do të bëjnë ekipet në terren”.

“Jam i bindur që edhe deputetët, duke e ndjekur këtë proces me imtësi do të na krijojnë edhe ne mundësinë që të jemi të drejtë në ato vendime që marrim”, sqaroi Gjiknuri.

Ministri Gjiknuri tha se po bisedohet me kompaninë që të ketë dhe një policë sigurimi e cila të japë zgjidhje edhe situatave eventuale pa rënduar Buxhetin e Shtetit.

“Nga ana tjetër, për të ardhmen, jemi në diskutime me kompaninë që të bëjë dhe një policë sigurimi që në çdo rast, sikur të ketë situata të tilla sizmike, pavarësisht se ne i kemi pezulluar proceset aty, fondi financiar të jetë nga kompanitë e sigurimit dhe qytetarët të mos paguajnë asgjë pasi do jetë kompania që do të derdhë në këtë fond sigurimi. Kjo në mënyrë që edhe aktiviteti të vazhdojë por dhe që impakti ekonomik të mos rëndojë më tek buxheti i shtetit ndërsa qytetarët të jenë të siguruar për çdo eventualitet”, u shpreh Gjiknuri./ata/

 

 

 

Etiketa: Damian Gjiknurinaftetaret
Pas

Shenjat që jep trupi para një infarkti, si duhet të reagoni dhe këshillat e mjekëve

Para

Ish-deputeti i PS-së pa ‘frena’: Kuksianëve iu ‘ngref’ dhe lanë shtatzanë Ramën e ‘qeverinë e bijve të k*rvave’

Para
Ish-deputeti i PS-së pa ‘frena’: Kuksianëve iu ‘ngref’ dhe lanë shtatzanë Ramën e ‘qeverinë e bijve të k*rvave’

Ish-deputeti i PS-së pa 'frena': Kuksianëve iu ‘ngref’ dhe lanë shtatzanë Ramën e ‘qeverinë e bijve të k*rvave’

Discussion about this post

 



Të Fundit

Blendi Gonxhja: Votoni PS! Më 11 maj hapim një epokë të re, atë të Shqipërisë evropiane

PS e Fierit denoncon PD. Po urdhërojnë komisionerët që te mos paraqiten në qendra e votimit në orarin e caktuar

Nis takimi përmbyllës i fushatës elektorale e PD në Tiranë, Sali Berisha shoqërohet nga LaCivita

Mitingu i mbylljes së fushatës, Edi Rama dhe Linda Rama i bashkohen socialistëve në Parkun Olimpik të Tiranës

Pogradec/Përplaset nga automjeti një 73-vjeçare, jashtë rrezikut për jetën

Edi Rama video-mesazh për 11 majin: Më 19:30 me Tiranën dhe për Shqipërinë 2030 në BE!

Faza e parë e “Giro d’Italia 2025” përmbyllet me sukses. Policia e Shtetit, kontribut thelbësor në mbarëvajtjen e aktivitetit

Zgjedhjet e 11 majit, SPAK publikon numrin e gjelbër për denoncimin e krimeve zgjedhore

Amnistia e qeverisë 48 orë para zgjedhjeve, reagon Partia Demokratike: U shkel Kodi Zgjedhir dhe barazia në garë

Bari/ Grupi italo-shqiptarë kthejnë apartamentin në laborator kokaine dhe marihuane, goditet grupi italo-shqiptar me 10 persona

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.