19:09 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Sa është jetëgjatësia e një kartëmonedhe në Shqipëri?

22:05 | 21/04/2018
në Aktualitet, Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sa është jetëgjatësia e një kartëmonedhe në Shqipëri?

Paraja është padyshim mjeti i cili do të kalojë në duart e mijëra njerëzve në një periudhë relativisht të shkurtër kohore. Për çdo transaksion që bëhet jetëgjatësia e parasë ulet, pasi procesi i nxjerrjes nga një xhep dhe futjes në një arkë apo kuletë tjetër shkakton konsumim të materialit të saj.

A e keni pyetur ndonjëherë veten se sa është jetëgjatësia mesatare e një kartëmonedhe? Banka e Shqipërisë e ka shuar këtë kureshtje, duke dhënë disa shifra se sa mund të jetojë një 200 lekësh, një 1000 lekësh apo edhe një 5000 lekësh.

Në jetëgjatësinë e një kartëmonedhe ndikojnë disa faktorë, nga të cilët veçojmë mënyrën e qarkullimit dhe trajtimin nga përdoruesit. Jetëgjatësia e një kartëmonedhe lidhet edhe me vlerën nominale të saj. Përgjithësisht, prerjet e vogla e kanë jetëgjatësinë 2-3 vjet, prerjet e mesme 3-5 vjet, ndërsa ato të mëdha mbi 7 vjet.

Nga pikëpamja e qarkullimit, kartëmonedhat me prerje të vogël më së shumti ngelen nëpër dyqane dhe qarkullojnë disa herë deri në momentin e depozitimit në sportelet e bankave. Rikthimi i tyre në sportelet e bankave kryhet kryesisht kur kartëmonedhat zbehen apo humbasin një pjesë të cilësive të tyre. Kartëmonedhat me prerje të madhe administrohen më mirë nga përdoruesit, duke treguar më tepër kujdes në përdorim sesa tek ato me prerje të vogël. Pra, sa më e madhe vlera nominale, aq më jetëgjatë edhe kartëmonedha.

Gjatë vitit 2017, në Bankën e Shqipërisë u përpunuan rreth 109 milionë copë kartëmonedha, të cilat u kontrolluan për autenticitet dhe përshtatshmëri për riqarkullim. Nga përpunimi, rezultuan rreth 23.4 milionë copë kartëmonedha të papërshtatshme për përdorim, të cilat u tërhoqën nga qarkullimi dhe rast pas rasti u zëvendësuan me kartëmonedha të reja. Koeficienti i qarkullimit të kartëmonedhës për vitin 2017 rezultoi në vlerën 0.85, që do të thotë se një kartëmonedhë kthehet mesatarisht më pak se një herë në vit në sportelet e Bankës së Shqipërisë. Ky koeficient është më i lartë për prerjet 500 Lekë, 1000 Lekë dhe më i vogël për prerjet 5000 Lekë dhe 2000 Lekë, gjë që tregon se këto të fundit kthehen më rrallë në sportelet e Bankës së Shqipërisë./ Scan

Etiketa: jetegjatesipara
Pas

Shumë shpejt në parlament! Këngëtari shqiptar ‘lë’ muzikën për tu bërë pjesë e politikës?

Para

Aleati i PD-së deklaratë të fortë kundër kritikëve: ‘Epoka Berisha’ është mbyllur, nuk po dini çfarë kërkoni

Para
Aleati i PD-së deklaratë të fortë kundër kritikëve: ‘Epoka Berisha’ është mbyllur, nuk po dini çfarë kërkoni

Aleati i PD-së deklaratë të fortë kundër kritikëve: 'Epoka Berisha' është mbyllur, nuk po dini çfarë kërkoni

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zjarr në shinat e trenit Romë-Nettuno shkakton evakuim dhe vonesa

Tragjedia në Shkopet: Renis Dobra, 23 vjeç, u ekzekutua pas ndalimit të dhunshëm nga persona të maskuar si policë

Arrestohet shqiptari me arsenal armësh në Lombardi, dyshohet për lidhje me organizatë kriminale

Policia greke kap në Qafë-Botë shqiptarin e kërkuar për vrasje

Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau ish-partneren në Itali

Tragjedi e dyfishtë në Modena: Babë e bir humbin jetën në pak orë

Trump konfirmon pjesëmarrjen në finalen e Kupës së Botës për Klube, FIFA hap zyrë në Trump Tower

Kancelari Merz: Gjermania po përmirësohet, do të vazhdojmë me guxim dhe besim

Policia franceze bastis selinë e partisë Fronti Kombëtar në Paris

“Jam i tronditur”, kryeministri Kurti kërkon hetim të plotë pas vdekjes së 27-vjeçarit nga dhuna policore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.