Tolgahan Sayisman është një nga aktorët më të preferuar nga gjinia femërore jo vetëm në Turqi, por në shumë shtete ku janë transmetuar telenovelat ku ai luan, përfshirë edhe Shqipërinë. Pamja e tij e talenti i ka bërë të gjithë fansat të çmenden pas Tolgahanit, por fatin për ta pasur atë e ka bukuroshja shqiptare Almeda Abazi.
Almeda është e ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin” ku një nga pyetjet nga “Facebook” vinte nga një vajzë që hapur fare i shkruante Almedës t’ja lërë asaj burrin.“E konsideron veten me fat që ke një bashkëshort të tillë? Nëqoftëse jo, ma jep mua”, shkruante komentuesja.
“Sigurisht e konsideroj veten me shumë fat. Dhe nuk kam ndërmend t’ja lë asnjeriu, kështu që të lutem…”, ishte përgjigja e Almedës.