Kohët e fundit më shumë se kurrë e kemi parë presidentin Meta të lidhur me akitivitetin fizik dhe me shëtitjet në natyrë.
Dhe sot në ditën ndërkombëtare te tokës ai ka zgjedhur që të ngjisë Malin e Dajtit së bashku me të bijën e tij, Erën, nga ku ka bërë një apel të fortë.
Ai ka kërkuar që të kemi një kujdes më të madh në mbrojtje të natyrës së mrekullueshme që ne kemi, dhe të kountribojmë gjithnjë e më shumë në mbrojtje të mjedisit.
Meta shkruan: Sot në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, dua të bëj një apel për një kujdes më të madh dhe vëmendje më të shtuar nga të gjithë, për mbrojtjen e natyrës së mrekullueshme që kemi, biodiversitetit të pasur dhe pyjeve të bukura të vendit tonë.
Duhet të kontribuojmë gjithnjë, që ta pasurojmë mjedisin dhe ekosistemin dhe ta bëjmë tokën një vend më të mirë për të jetuar! Bashkë me Erën nga mali i Dajtit: Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Tokës!
(E.K/FAXWEB.AL)