Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në zonën e Kasharit në kryeqytet para pak minutash.
Zjarri ka rënë pranë magazinave të një biznesi, ndërsa mësohet se ka qenë një shkëndijë elektrike ajo që e ka shkaktuar zjarrin.
Nga zjarri nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme të shumta materiale, pasi magazina është e shkrumbuar plotësisht.
Kjo ka shkaktuar panik në të gjithë zonën për shkak se aty ngjitur gjenden edhe biznese të tjera, të cila mund të rrezikoheshin nga përhapja e flakëve.
Në videot e siguruara nga ‘’Fax News’’ shihet qartë tymi dhe pasojat që ka sjellë ky zjarr.
Policia ka nisur hetimet, ndërsa në vendngjarje ndodhen dhe forca të shumta zjarrfikëse.
Njoftimi i Policisë: Me datë 22.04.2018, rreth orës 10:00, në Kashar, në një magazinë ka rënë zjarr.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikësja ku po punohet për fikjen e zjarrit.
Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të zjarrit.
(E.K/FAXWEB.AL)
https://www.youtube.com/watch?v=i4V4tVgod7k&feature=youtu.be
https://www.youtube.com/watch?v=O2418MwkJPk&feature=youtu.be
https://www.youtube.com/watch?v=kLfg2_chaWk&feature=youtu.be
https://www.youtube.com/watch?v=wS4EmBIcmB0&feature=youtu.be