Në lidhje me atentatin e ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në Fier, që u krye përmes një shpërthimi të dyshuar me telekomandë, ‘’Fax News” ka siguruar pamjet e kamerave të bisneseve.
Në atentat mbeti i plagosur 38-vjeçari Ervin Demo. Sipas këqyrjes së kamerave të sigurisë së biznesve në zonë, nuk janë vënë re lëvizje të dyshimta. Ndërsa në videon e mëposhtme shihet dhe çasti i shpërthimit.
Sipas burimeve të ‘’Fax News” bëhet me dije se pista kryesore në të cilën po heton Policia për atentatin ndaj Ervin Memos, është konflikti për çështjet e pronësisë.
Mësohet se familja e tij ishte në proces gjyqësor, dhe ka qenë pikërisht 38-vjeçari ai që ndiqte seancat.
Gjatë natës në Fier kanë mbërritur ekspertë të kriminalistikës nga Tirana, për shkak se ky atentat ka qenë i tipit mafioz dhe i mirëmenduar. Në zonën ku ka ndodhur shpërthimi ka disa biznese, të cilave iu janë sekuestruar kamerat e sigurisë.
Sipas burimeve nga spitali i Fierit, Memo i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, po fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetë, pavarësisht plagëve të shumta në fytyrë dhe copave të xhamave që i kanë hyrë në të gjithë trupin.
Memo kishte disa vite që ishte kthyer nga Greqia, ndërsa ishte banor në zonën ku ndodhi shpërthimi. Në Fier ai merrej me vreshtari që i kishte në periferi të qytetit
(E.K/FAXWEB.AL)
https://www.youtube.com/watch?v=gAtgiZu9bH0&feature=youtu.be
https://www.youtube.com/watch?v=YCvC8u9mY1I&feature=youtu.be