Ylli brazilian Neymar vazhdon rikuperimin në Brazil pas dëmtimi serioz ku theu metarsalin e pestë të këmbës së djathtë dhe ka filluar të të ecë pa paterica. Për futbollistin më të shtrenjtë në botë ishte parashikuar një ndalesë 3 mujore dhe tani ai duket se është na fazën e fundit për t’u kthyer në fushë.
Trajneri i PSG Unai Emery ka sugjeruar se Neymar do të jetë në gjendje të rikthehet përpara fundit të sezonit, megjithëse 26-vjeçari thotë se pritet të bëjë një ekzaminim të fundit më 17 maj.
Ylli i Parisit dhe kombëtares brazilianei është duke bërë progres teksa ka postuar një video në Instagram duke shkruar: “Mirupafshim paterica.”
http://globoesporte.globo.com/ge/videos/v/ainda-em-recuperacao-neymar-caminha-de-bota-e-se-despede-das-muletas/6680465/