Presidenti i vendit Ilir Meta, ka mbledhur në Presidencë disa nga politikanët më të rëndësishëm të vendit me rastin e dhënies së titullit “Nënë Tereza” për senatorin italian, Ferdinando Casini.
Ish-Kryeministri Sali Berisha, dhe kryedemokrati Lulzim Basha mësohet se ndodhen në Presidencë bashkë me të tjerë deputetë.
Gjatë fjalës së tij Presidenti Ilir Meta tha për senatorin Casini:
“Casini një nga mbështetësit më të palëkundur të perspektivës evropiane të Shqipërisë dhe të rajonit tonë. Italia është partner i pazëvendësueshëm strategjik për Shqipërinë. Marrëdhëniet midis dy vendeve janë të veçanta, shtrihen në shekuj, janë shumë planëshe e jashtëzakonisht njerëzore. Dimensioni politik dhe ekonomik i tyre janë në rritje dhe në interes të të ardhmes të dy vendeve. Italia është partneri kryesor e i pazëvendësueshëm, tradicional e natyral ekonomiko-tregtar. Një Itali e fortë, e qëndrueshme dhe e begatë është e rëndësishme për një Shqipëri më të zhvilluar dhe të begatë. Senatori Casini përfaqëson disa nga vlerat më të spikatura pozitive të popullit dhe kombit italian. Në këtë vit të Skënderbeut, intensifikimi i kontakteve dhe ngjarjeve politike, historike dhe kulturore me Italinë është i veçantë.”
Pak ditë më parë ishte Kryeministri Edi Rama i pranishëm në Presidencë për një tjetër ceremoni zyrtare.
(F.G/Faxweb.al)