Në emisionin ‘Ajsberg’ gazetari Artur Çani po diskuton problemin e Rrugës së Kombit që nga historiku i ndërtimit e mirëmbajtjes së saj e deri në ngjarjen e ditëve të fundit të protestës së banorëve kuksianë për të penguar vendosjen e tarifës 5 euro.
“Ju kujtohet shprehja e kryeministrit Rama kur thoshte që ‘do të jem kryeshërbëtori juaj’?
Në fakt e kishte për oligarkët, jo për qytetarët.
Por as kjo nuk është e tamam vërtetë sepse në fakt, Rama nuk është shërbëtor i tyre por ndan me ta.
Kjo është skema e PPP-ve, që ndryshe mund ta themi edhe ‘P*rdh, p*rdh, p*rdh’, të më falni për shprehjen.
Kjo nisi me shëndetësinë ku u tha që gjithë qytetarët do të bënin analizat e Check-up. E përfundoi me vendosjen e tarifës 5 euro si mirëmbajtje në Rrugën e Kombit. Me dhënien e Rrugës së Kombit me koncesion.” – tha Artur Çani.
Çani tha se kryeministri Rama nuk dëgjon madje as Bankën e Shqipërisë që thotë se duhet të përdorim paranë tonë, lekun, në vend të euros, sepse po të përdorim të dytën, sipas vetë guvernatorit të Bankës Genc Sejko, do të kemi miliona humbje të euros në vit.
(E.L./Faxweb)