12:52 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Habit prokurorja e Kukësit: Ndihemi të kërcënuar nga mediat!

07:35 | 24/04/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Habit prokurorja e Kukësit: Ndihemi të kërcënuar nga mediat!

Në serinë e parë të emisionit investigativ ‘Ajsberg’ në Fax News, gazetari Artur Çani nxori edhe njëherë në pah procesin e paligjshëm të arrestimit të protestuesve kuksianë mëngjesin e 1 prillit 2018 dhe shkeljen e rëndë të të drejtave të njeriut që u krye përmes një procesi të tillë.

Gjithë pyetja në këtë rast qëndronte në arsyen e urgjencës së kryerjes së arrestimeve me shpejtësi gjatë natës. Për këtë gazetari iu drejtua Drejtorisë së Policisë së Kukësit dhe Prokurorisë së Kukësit.

Zëdhënësja e Policisë së Kukësit iu përgjigj se drejtori, i vetmi i autorizuar për të dhënë një përgjigje për arrestimet, nuk gjendej në zyrë e ndaj, nuk mund të kishte një përgjigje.

Informacioni i vetëm nga Drejtoria e Policisë së Kukësit erdhi përmes emailit. Sipas Policisë, në orën 23:00 të datës 31 mars, kanë patur në tavolinë urdhërat e ndalimit të fimosura nga Prokuroria.

Por Ahmet Tobli nga Hasi, është ndaluar nga Policia përpara orës së deklaruar për urdhërndalimet, rreth orës 21:00. Pa urdhërndalim dhe jashtë kushteve të flagrancës.

E megjithatë, përgjigjen më interesante për pyetjen e mësipërme, e kishte Prokuroria e Kukësit.

Prokurorja e Kukësit, Alketa Nushi, ndihej e intimiduar nga pyetjet e emisionit ‘Ajsberg’.

“Ndihemi të kërcënuar, nga ju, nga mediat.” – dëgjohet të shprehet prokurorja Nushi.

Sikundër edhe ministri i Brendshëm në deklaratën e tij për ngjarjen, menjëherë pas protestës, prokurorja Nushi mendon se nëse një person ka kryer një krim më parë dhe nëse ai e ka kryer dënimin, duhet të vuajë sërish.

“Asnjëri nuk është marrë me personat që janë në burg, me karakteristikat dhe personalitetin e tyre. Ata që ngelën në burg, jo ata që u liruan…nuk do merremi me ata sepse tani të anatemosh Policinë, Prokurorinë për disa persona me preçedentë kriminalë.” – dëgjohet të thotë prokurorja Nushi.

Gjatë pyetjeve prokurorja është e shqetësuar deri edhe për figurën e gjyqtares Alma Ahmeti në këtë proces, por nuk ka asnjë shqetësim për të drejtat e njeriut të shkelura rëndë.

“Jemi me fat që e kemi atë gjyqtare. Në sistemin e drejtësisë është gjyqtare me integritet.” – thotë prokurorja Nushi për gjyqtaren e cila dha vendimin për të lënë në arrest me burg 11 protestues kuksianë paraditen e 4 prillit.

Ndërkohë që nga regjistrimi, duket se edhe përdorimi i standardeve të dyfishta është krejtësisht normal për prokuroren e Kukësit, Alketa Nushi.

Ja çfarë tha ajo kur u pyet për policët që gjuanin me gur drejt kuksianëve, gjatë protestës së 31 marsit.

Gazetari: Po policët që gjuanin me gurë?

Prokurorja Nushi: Policët që gjuanin me gurë? Do hetohen edhe ata.

Gazetari: Ëëë do hetohen edhe ata. Po ata pse hetohen në gjendje të lirë dhe këta fukarenjtë futen në burg?

Prokurorja Nushi: Po ata ishin në krye të detyrës.

Gazetari: Ëëë ishin në krye të detyrës dhe detyrën ai e zbatonte duke gjuajtur me gurë?

Prokurorja Nushi: Jo absolutisht. Mund të ketë pasur ekses nga ai  (polici) në momentin kur është ndeshur me turmën e irrituar. Me gurë ka qenë pasi ndodhi kjo.

Po çfarë thotë ish-prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë në vitet 1997-2002, Arben Rakipi, për arrestimet e protestuesve kuksianë pas mesnatës së 31 marsit?

Ish- kryeprokurori Arben Rakipi, i pyetur për ‘Ajsberg’ u shpreh se praktika gjyqësore ka treguar se ndjekja duhet të jetë menjëherë pas kryerjes së veprës dhe e pandërprerë.

Këto janë dy elementët deçizivë për të përcaktuar qenien ose jo të gjendjes së flagrancës. Nuk mund të jetë gjendje flagrance nëse ka shkëputje mes veprës penale dhe fillimit të aksionit policor. Nëse vepra penale ka ndodhur në mëngjes dhe aksioni policor fillon në darkë, kapërcehet gjendja e flagrancës.

Urdhëri i ndalimit është një urdhër i prokurorit që ngjan me arrestin në flagrancë por nuk është i barbartë. Urdhëri i ndalimit nuk lidhet me momentin e kryerjes së veprës por lidhet vetëm me faktin që prokurori mendon se personi që dyshohet se ka kryer një vepër ka rrezik të largohet. Këtë thotë ligji.

Prokurori së bashku me Gjykatën është i detyruar që të mbajë të njëtin qëndrim për subjektin që procedon. Kjo është abc-ja e ligjit në përgjithësi.

Ndalimi i këtyre personave, është bërë mbi bazën e ndalimit të prokurorit, kështu që nuk përputhen si koncepte juridikë, orët që kanë kaluar në ndalim për shkak të urdhërit të prokurorit me orët që ka kaluar në ndalim për shkak të shoqërimit policor. Kështu që këtu është dubluar një 10-orësh në mënyrë të padrejtë.

Ndalimi duhet të fillojë në çastin kur personat janë nën autoritetin policor./FAXWEB.AL 

 

Etiketa: artur cani
Pas

Shumë shpejt drejt martesës, Soni Malaj tregon marrëdhënien  që ka me vjehrrën

Para

Levante pranë mbijetesës, e nderojnë golat e shqiptarit

Para
Levante pranë mbijetesës, e nderojnë golat e shqiptarit

Levante pranë mbijetesës, e nderojnë golat e shqiptarit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rutte: Shtetet e Bashkuara, të përkushtuara plotësisht ndaj NATO-s

Samiti i NATO-s në Hagë, Rama takohet me shefin e aleancës Mark Rutte

Publikohen tezat e lëndëve me zgjedhje,Ministria e Arsimit: Siguria e provimeve e garantuar

Izraeli publikon foton e raketës iraniane të hedhur gjatë armëpushimit

SPAK kërkon 69 vite burg për 6 të pandehur në dosjen “Metamorfoza 2”

Katari dënon sulmin iranian ndaj bazës amerikane: Shkelje e sovranitetit tonë

Raporti i Europol: 58 akte terrori në Bashkimin Evropian gjatë 2024-ës

Ministri Hoxha fton maturantët t’i bashkohen Akademisë së Sigurisë: 150 kuota të reja për pranim

Dita e gjashtë e procesit, rinumërohen gjysmat e kutive për qarkun e Tiranës

Sulmi ndaj faqes online të Bashkisë Tiranë, zgjatet afati për regjistrim në çerdhe dhe kopshte

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.