11:26 | 21/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Video/ ”Më vrisni”, kush është 25-vjeçari që shtypi me furgon 10 persona në Kanada (Flasin dëshmitarët)

08:38 | 24/04/2018
në Aktualitet, Bota, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Video/ ”Më vrisni”, kush është 25-vjeçari që shtypi me furgon 10 persona në Kanada (Flasin dëshmitarët)

Ka shkuar në 10 numri i viktimave në Toronto të Kanadasë pas një sulmi me furgon në një nga rrugët e qytetit.

Ndërkohë që është identifikur dhe arrestuar autori i dyshuar i ngjarjes, Alek Minassian. 25-vjeçari është nga Richmond Hill dhe u arrestua pak kohë pas tmerrit.

Nga hetimet e kryera deri më tani rezulton se furgoni ishte marrë me qera nga ana e të riut.

Dëshmitarët thonë se furgoni u shfaq në Yonge Street pranë Finch Ave në Toronto vetëm para orës 1.30 të hënën.

Ata thanë se shoferi po lëvizte shpejt dhe dukej se vepronte qëllimisht, por zyrtarët e policisë kanë preferuar që të mos komentojnë ende shkakun e këtij veprimi.

“Ky person po e bënte këtë qëllimisht, ai po na vriste të gjithëve,” tha një dëshmitar në vendin e ngjarjes, i prezantuar si Ali.

Ndërkohë lidhur me faktin se në Toronto po mbahej një takim i ministrave të G7-tës, autoritetet kanë thënë se sulmi nuk duket të ketë lidhje me sigurinë globale.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha se “sulmi tragjik dhe pa kuptim” i kishte sjellë një trishtim të madh. Ndërkohë, një oficer është vlerësuar që nuk hapi zjarr zjarr gjatë situatës së tensionuar me të dyshuarin, që pretendoi se ishte i armatosur.

Videot e transmetimit së ngjarjes tregojnë një njeri që tregonte me gisht armën e oficerit dhe që bërtiste “më vrit”. Oficeri i tha të dyshuarit të zbriste dhe ai i i tha se kishte armë, por oficeri iu përgjigj: “Nuk më intereson, zbrit poshtë”. I dyshuari më pas u arrestua pa qëlluar njeri.

Për të dyshuarin dihet shumë pak. Shefi i Policisë së Toronso, Mark Saunders, tha në një konferencë shtypi se ai nuk ishte person i njohur më parë nga autoritetet. “Veprimet e tij u dukën të qëllimta”, tha shefi duke shtuar se ishte shumë herët për hetuesit për të thënë nëse incidenti ishte i lidhur me terrorin.

(E.K/FAXWEB.AL)

Pas

Braktisi emisionin, moderatorja shqiptare: Nuk më paguanin mirë

Para

Presidenti i KE-së Tusk, sot viziton Tiranën

Para
Pas rekomandimit për hapjen e negociatave, Donald Tusk do të vizitojë Shqipërinë javën e ardhshme

Presidenti i KE-së Tusk, sot viziton Tiranën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vijon të digjet mali në Dukat të Vlorës, shërbimet zjarrfikëse në ‘luftë’ për lokalizimin e flakëve

Nis seanca për “Dosjen Partizani”, mungon Berisha: Do përfaqësohem nga avokatët

E rëndë në Gjakovë! Dy punëtorë humbin jetën pas rrëzimit nga një objekt ndërtimi

Aksion për ndotjen akustike në Durrës, policia ngre pika kontrolli: Qytetarët të denoncojnë çdo shkelje

Berisha e kalon personale me gjyqtaren Irena Gjoka: I mori burrin dhe pastaj 60 milionë borxh

Berisha ‘shfrenon’ fantazinë: Ta quajmë Irena Dumani, na ngeli bosh mbiemri nga ‘Altin Troplini’!

Sulme të reja në Gaza/Forcat izraelite nisin ofensivë në pjesën qëndrore të territorit

Berisha sulme të ashpra: Irena Gjoka mashtruese ordinere! Kreu i SKAP-it, anëtar i organizatës së Troplinëve

Zjarri në Shkopet vijon të djegë pyjet, flakët zhvendosen mbi digën e HEC-it dhe banesave

Berisha paraqitet në SPAK, zbaton masën ‘detyrim paraqitje’

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.