Dua Lipa, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare me këngën “New Rules” e Dua Lipa-s arriti të thyente rekorde në shumë vende të botës. Pikërisht për shkak të teksteve të këngëve të saj, ajo është akuzuar se i urren meshkujt.
Në një intervistë për “Teen Vogue” ku Dua ka folur për suksesin e “New Rules”, ajo ka sqaruar edhe mesazhin dhe keqkuptimet që janë thënë për këngën.
“Shumë njerëz më kanë shkruar dhe më kanë thënë se unë i urrej meshkujt, por ky është një keqkuptim i madh sepse kjo këngë është bërë për rregullat që duhet të ketë mes shoqeve.” – u shpreh këngëtarja.
Gjatë intervistës ajo gjithashtu ka shtuar duke qeshur edhe një rregull të ri, përveç atyre të këngës.
“Bllokojni ata edhe në rrjetet sociale”.
Tashmë suksesi i këngëtares shqiptare është vetëm në rritje edhe pas projekteve të tjera të reja që ka publikuar këto ditë.
(M.Q/Faxweb)