13:51 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Arrestuan dhe tërhoqën ‘zvarrë’ Marko Gjuriçin, policët e Kosovës nën hetim

16:17 | 24/04/2018
në Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Arrestuan dhe tërhoqën ‘zvarrë’ Marko Gjuriçin, policët e Kosovës nën hetim

Inspektorati Policor i Kosovës, ka nisur mbledhjen e informacioneve në lidhje me dyshimet eventuale ndaj zyrtarëve policorë që më 26 mars arrestuan Drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç.

Është Departamenti i Hetimeve brenda IPK-së që ka nisur mbledhjen e këtyre të dhënave, njofton Klan Kosova.

“Lidhur me këtë operacion policor, IPK ka pranuar një ankesë nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Milan Radojeviç, lidhur me disa dyshime për tejkalim të përdorimit të forcës nga ana e zyrtarëve policorë”.

“Hetuesit e IPK-së do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore varësisht nga të gjeturat e këtij procesi të grumbullimit të informacioneve dhe në konsultim me prokurorin kompetent”, thuhet në komunikatën e IPK-së.

“Misioni i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK-së) është që përmes ushtrimit të veprimtarisë së tij, të sigurojë një shërbim policor të përgjegjshëm, demokratik dhe transparent, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet e kërkuara”.

“Në përputhje me këtë mision dhe fushëveprimin ligjor IPK merr masa dhe veprime hetimore në rastet kur dyshohet se pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë kryer veprime që bien ndesh me ligjin e PK-së dhe aktet tjera nënligjore të Policisë”.

Përveç, IPK-së, këtë konfirmimin për nisjen e hetimeve e ka bërë për klankosova.tv, kryeprokurori i Mitrovicës, Shyqiri Syla.

Sipas tij Prokuroria i ka dhënë leje IPK-së, për të kryer hetimet lidhur me rastin e arrestimit të Gjuriç. Ai ka thënë se kjo është bërë pas kërkesës së zëvendësministrit, Radojeviç, ku thuhet se atë ditë është bërë tejkalim i përdorimit të forcës”.

 

 

Etiketa: Marko GjuriçPolicet e kosovers
Pas

Kampioni i botës zbulon dëshirën e tij për politikanët shqiptarë: Do t’i fusja në…

Para

Tjetërsoi pronat për tu kërkuar pjesë firmave që ndërtuan pallate në Kashar, 7 vite burg për ish-zyrtaren (EMRI)

Para
Tjetërsoi pronat për tu kërkuar pjesë firmave që ndërtuan pallate në Kashar, 7 vite burg për ish-zyrtaren (EMRI)

Tjetërsoi pronat për tu kërkuar pjesë firmave që ndërtuan pallate në Kashar, 7 vite burg për ish-zyrtaren (EMRI)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kallas: Rusia s’ka shanse kundër NATO-s, aleanca qëndron e bashkuar

Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimimin e PD për qarkun Gjirokastër

Arrestohet 40-vjeçari i shpallur në kërkim, i dënuar për mashtrim me automjete të marra me qira

PD kërkoi shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve, KQZ rrëzon ankimimin për Lezhën: Është i pabazuar!

Shtyhet gjyqi për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon

Lezhë/Goditen tre raste të paligjshmërive në Kurbin, Rubik dhe Lezhë

Tragjedia e Tempit me 53 viktima, seancë e paprecedentë në kuvendin grek! Akuzohen 14 figura politike, mes tyre dhe kryeministri

Rusia paralajmëron SHBA: Ndihma ndaj Izraelit do të destabilizojë rrënjësisht situatën në Lindjen e Mesme

Evakuimi i 5 shqiptarëve nga Izraeli, Ministria e Jashtme jep detaje: Kanë mbërritur në…

Irani i ashpër ndaj SHBA: Përfshirja juaj në konflikt do të çonte në luftë totale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.