Kreshnik Çollaku, anëtar i kryesisë së PD dhe kryetari i grupit të këshilltarëve bashkiakë të PD në Bashkinë e Tiranës, i ftuar në studion e Fax News, ka folur për mundësinë e çeljes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Çollaku u shpreh se në këtë fazë pas rekomandimit pozitiv, është e rëndësishme intensifikimi i kontakteve ndërkombëtare. Ai iu referua vizitës së kreut të Këshillit të Evropës, Donald Tusk, vjen në Shqipëri në një tur në përgatitje të Samitit të Sofies.
Kreshnik Çollaku u shpreh pozitiv në raport me takimet me ndërkombëtarë, e kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi.
“Siç kam parë sot kryetarin e Parlamentit në një tur takimesh, e që mirë po bënte.” – tha Çollaku.
“Bashkimi Evropian dhe jo më Brukseli thjesht është tashmë në vendimin për çeljen e negociatave për anëtarësimin.
Duhen bindur jo vetëm burokratët e Brukselit, por edhe vendet anëtare me parlamentet e tyre. Po luhet me lojën e kulaçit por edhe kërbaçit.
Kërbaçi fillon sepse vendimi për hapjen e negociatave do të hapen kur vendet anëtare do të vlerësojnë 5 kushtet që nuk na e thanë në mënyrë politike, por që dihet që do të vlerësohen.
Këto kohë duhet kuptuar që është sfidë e vërtetë se Shqipëria ka tendecën, e në mos vullnetin për t’i përmbushur këto kritere.
Kësaj here, pjesa e kërbaçit, e verifikimit të kushteve nga vendet anëtare nuk është çështje lobimi, por përmbushje standardesh.
Veprat kanë emra dhe fakte. Ka një ish-ministër të Brendshëm në hetim për trafik, ka një kupolë të policisë të akuzuar për lidhje me krimin e që nuk dihet se ku është, janë dy dosje ministrash që janë gati për ndjekje penale.” – u shpreh ai.
Kreshnik Çollaku tha se fjalët e bukura apo kërcënimet të tipit që “na e hapni derën e BE se përndryshe aty është Rusia, Turqia, Irani, Kina, etj”, nga ana e kryeministrit Rama, është retorikë politike.
“Burokratët e Brukselit i thanë fjalët e mira dhe thanë që janë të interesuar për Ballkanin Perëndimor, tani mbeten për tu vlerësuar përmbushja e pesë kritereve nga parlamentet e vendeve anëtare.” – tha Çollaku.
(E.L./Faxweb)
Discussion about this post