02:16 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gjosha: Rama ka shumë gjynahe për integrimin, kemi humbur trenin e anëtarësimit në 2025…

19:13 | 24/04/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjosha: Rama ka shumë gjynahe për integrimin, kemi humbur trenin e anëtarësimit në 2025…

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, deputete e LSI-së, tha  në studion e Syri.net se Kryeministri Edi Rama ka në kurriz shumë gjynahe lidhur me marrjen e integrimin evropian.

Gjosha theksoi se Rama gjatë kohës që ishte në opozitë bllokoi miratimin e 3 ligjeve, gjë që shtyu procesin me të paktën 1 vit dhe më pas u deshën edhe 4 vite për të zvarritur procesin dhe sot jemi në këtë pikë ku ndodhemi sot.

“Unë shpresoj që politika të kuptojë që integrimi nuk është për politikën, por për qytetarët. Kur politika të kuptojë këtë, procesi do të ecë më shpejtë dhe do të bëhen hapa të mëdhenj përpara”, tha Gjosha.

E pyetur se çfarë ndodh pas hapjes së negociatave, Gjosha tha se ky është fillimi i një rruge të gjatë dhe të vështirë.

“Ne flasim ende për 5 prioritetet kyçe tani, por momenti i çeljes së negociatave hap një kriter të ri për shqiptarët dhe Shqipërinë.

Nuk është folur shumë për kriterin ekonomik, do të ketë një diskutim për Euron, duam ne të jemi pjesë e eurozonës, apo do të përdorim lekun vendas, pra monedhën shqiptare.

Do të varet procesi nga përafrimi i legjislacionit dhe nëse do të çeli sot negociatat, Shqipërisë do t’i duhet minimalisht edhe një 10 vjeçar”, tha Gjosha.

Sipas saj, nëse Shqipëria do të kishte një shans për 2025, Komisioni Europian do e citonte diku këtë shans, por ne e kemi humbur trenin për këtë vit.

“2025 për Shqipërinë është një datë e humbur, por duhet të punojmë për datën më të afërt pas kësaj”, tha Gjosha.

 

 

 

Etiketa: Klajda Gjosha
Pas

Denoncohet ‘maskarada’: Rama përuroi si punë të qeverisë shtëpinë e ndërtuar nga biznesmeni privat

Para

‘The Rock’ bëhet baba për të tretën herë, dedikimi i tij i ndjerë për bashkëshorten dhe të bijën

Para
‘The Rock’ bëhet baba për të tretën herë, dedikimi i tij i ndjerë për bashkëshorten dhe të bijën

'The Rock' bëhet baba për të tretën herë, dedikimi i tij i ndjerë për bashkëshorten dhe të bijën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasjet Trump-Musk shkaktojnë “krizë” në shitjet e Tesla-s

Partneri tentoi ta vriste? Tragjedi në Itali, 48-vjeçarja bie nga kati i katërt në tentativë për t’i shpëtuar zjarrit në banesë! Dyshimet e policisë dhe sherri mes çiftit para ngjarjes

“Eloni u çmend”: Trump dhe Musk debatojnë publikisht

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon marrëveshjen për bashkëpunim me Ukrainën

Objekti arkeologjik dëmtohet pas një serie tërmetesh në zonën vullkanike

Trump shpreh zhgënjimin ndaj Elon Musk: Kishim një marrëdhënie shumë të mire, nuk e di nëse do ta kemi më! Miliarderi: Pa mua s’do i kishe fituar zgjedhjet

Netanyahu konfirmon rekrutimin e klaneve palestineze për të luftuar ndaj Hamasit

Fluturime të vonuara ose të anuluara, BE ndryshon rregullat: Kompensim deri në 500 euro dhe praktika të thjeshtuara. S’ka më pritje të gjata në avion

Itali/ Trafikonte kokainë të fshehur në airbagun e makinës, arrestohet 35-vjeçari shqiptar me precedentë!

Zelensky: Rusët janë të sëmurë nga urrejtja dhe lufta, vetëm me forcë ndalen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.