23:07 | 17/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Daçiç: Vuçiç më thotë se fushata anti-Kosovë po irriton fuqitë e mëdha

20:13 | 24/04/2018
në Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Daçiç: Vuçiç më thotë se fushata anti-Kosovë po irriton fuqitë e mëdha

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, thotë se zgjidhja për çështjen e Kosovës mund të arrihet vetëm me kompromis, “por bindja se Serbia me forcë do të mund të detyrohet ta pranojë Kosovën, këtë zgjidhje e bën më të largët”.

Shefi i diplomacisë serbe i ka thënë “Tanjugut” se ministria që ai drejton i ofron mbështetje logjistike presidentit Vuçiç në të gjitha përpjekjet e tij për të gjetur zgjidhje dhe se për herë të parë në historinë e Serbisë po udhëhiqet betejë e organizuar diplomatike për ruajtjen e interesave serbe, dhe se aktualisht është duke u zhvilluar betejë për të zvogëluar numrin e vendeve që kanë njohur Kosovën.

Në vërejtjen se në muajt e fundit ka bërë deklarata në formë ultimatumi lidhur me çështjen e Kosovës, si kur thotë, se do të tërheq nënshkrimin nga Marrëveshja e Brukselit, Daçiç tha se “sipas të drejtës ndërkombëtare nuk ka asnjë rast që të respektohet vetëm një pjesë e marrëveshjes së nënshkruar, siç është rasti me Marrëveshjen e Brukselit”.

“Kjo është arsyeja pse unë thashë: ‘ose vlen gjithçka, ose nuk vlen asgjë’! Dhe unë qëndroj prapa kësaj”, tha Daçiç, përcjell Telegrafi.

Ai shton se, nuk është i sigurt se deri ku është arritur në rrugën deri te një zgjidhje.

“Mendoj se nuk janë të sigurtë as ata që po i udhëheqin këto negociata. Por, është e rëndësishme të bisedohet”, tha Daçiç.

Qëllimin që numri i vendeve që e kanë njohur Kosovën të reduktohet “nën 100 ”, Daçiç e shpjegon si shifër figurative, por sqaron se qëllimi i ofensivës diplomatike të Serbisë nuk është që të arrihet te një numër i caktuar, por, siç thotë ai, të tregojë se procesi i pavarësisë së Kosovës nuk është i përfunduar dhe se mund të shkojë në drejtimin tjetër.

“Në Kombet e Bashkuara janë 193 anëtarë, dhe numri duhet të arrihet nën gjysmën e atij numri. Presidenti Vuçiç vazhdimisht më thotë se kjo që po bëjmë është tmerrësisht e bezdisshme dhe irrituese për fuqitë e mëdha, sepse për ata kjo është punë e kryer. Mirëpo, për ne nuk është e përfunduar, prandaj po punojmë në atë drejtim”, shpjegon Daçiç.

“Nuk do të jetë një betejë e lehtë, sepse ne punojmë vetëm, kurse Prishtina ka mbështetjen e fuqive të mëdha. Megjithatë, është e habitshme që në të kaluarën askush nuk është marrë me këtë. Po mendoj se shumë prej tyre mezi kanë pritur që kjo çështje sa me parë të zgjidhet, në mënyrë që Kosovën ta heqin nga rendi i ditës”, tha shefi i diplomacisë serbe.

I pyetur nëse Serbia, pas mbrojtjes në UNESCO, ka diplomaci të përgatitur që të përballet edhe me procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, i cili po zhvillohet në rrethana gjithnjë e më vështira, Daçiç tha se, ministria e drejtuar nga ai i ofron mbështetje logjistike presidentit Vuçiç, duke shtuar se “për herë të parë në historinë e Serbisë po zhvillohet një betejë e organizuar diplomatike”.

“Shumë gjëra nuk i bëj publikisht për shkak të presionit të madh të vendeve të huaja. Kur një fuqi e madhe i dërgon protestë çdo vendi që tërheq njohjen e Kosovës, atëherë pyesni, çfarë partnerësh strategjikë dhe miq jemi, nëse na bëjnë këtë. Po zhvillohen beteja të vështira, por nuk mund të bëhet beteja nëse nuk jeni i vendosur ta fitoni”, tha Daçiç.

Shefi i diplomacisë serbe thotë se ka arsye për të luftuar, “sepse Serbia ka hyrë në bisedimet e statusit neutral në Bruksel, dhe se qëllimi i mirë dhe konstruktiviteti i Beogradit në negociatat me Prishtinë është keqinterpretuar, nëse mendohet se zgjidhja e problemit është njohja e pavarësisë së Kosovës”.

 

 

Etiketa: dacicvucic
Pas

“Bukuroshja mbulon mollët e saj të mëdha me dorën e vendosur me kujdes”, për kë pozoi një ndër femrat më të kërkuara sot

Para

Adoleshentja denoncon në Polici: Po më nxijnë jetën! Kanë hapur 100 adresa me…

Para
Adoleshentja denoncon në Polici: Po më nxijnë jetën! Kanë hapur 100 adresa me…

Adoleshentja denoncon në Polici: Po më nxijnë jetën! Kanë hapur 100 adresa me...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hasani mikpret Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë: Bashkëpunim për integrimin

Gara e fortë në Lezhë! Kontestohet një votë, PS pretendon se është e pavlefshme, por…

“Shqipëria e ka vendin në BE”, Macron falënderon Ramën për mikpritjen: Franca ju mbështet në këtë rrugëtim!

Sot, finalja e Eurovizion, “Zjerm” pritet të ndezë skenën, Suedia favorite për të fituar

Numërimi i votave të diasporës nga Greqia, përfundon procesi për disa nga qytetet

Lufta në Ukrainë/ Trump do të zhvillojë bisedë telefonike me Putin dhe Zelensky

Nën dyshimin për spiunazh, kush janë 3 iranianët që dalin para gjykatës së Londrës

Vota e diasporës, dalin 50 vota më shumë në kutitë e fundit, Tabaku i ankohet Celibashit

Lavrov dhe Rubio në bisedë telefonike, diskutojnë rezultatet e bisedimeve në Turqi

Marrëveshje mes Rusisë e Ukrainës? Ja çfarë u propozon Vuçiç palëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.