23:58 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Si më sulmoi Erjon Braçe”, rrëfimi i arbitrit të ndeshjes Partizani-Skënderbeu

21:06 | 24/04/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Si më sulmoi Erjon Braçe”, rrëfimi i arbitrit të ndeshjes Partizani-Skënderbeu

Superndeshja e javës së 30-të të Superligës mes Partizanit dhe Skënderbeut nuk kishte si të mbyllej pa polemika. Këtë herë ishin më pak ato për gjyqtarin dhe gabimet e tij në pamje të parë, megjithatë sipas raportit të vëzhguesit dhe gjyqtarëve, në përfundimin e takimit, ata janë goditur me sende të forta nga tribuna VIP dhe po sipas relacionit të tyre, nga deputeti i partisë socialiste Erjon Braçe.

Ndonëse nuk dallohet momenti i parë, por vetëm çakmakët apo shishet, vetë gjyqtari i ndeshjes Andi Koci tregon për Top Channel çfarë ndodhi.

“Kur po i drejtoheshim dhomave të zhveshjes në pjesën e tunelit, isha i rrethuar nga rojet e sigurisë në atë moment, shikoj një objekt që mu tha që ishte një çakmak që hidhet nga tribuna. Në momentin që futem në pjesën e tunelit më komunikohet nga asistentët, e më identifikohet me emrin e zotërisë në fjalë. Më vjen keq që problemet vijnë nga tribuna”, ka treguar Andi Koçi, arbitri i ndeshjes Partizani-Skënderbeu.

Sipas gjyqtarit Koci ndeshja nuk ka patur probleme madhore, por ajo që ka tensionuar më tepër situatën është humbja e ndeshjes dhe goli i pësuar në sekondat e fundit.

“Rastet i kam parë pas ndeshjes. E bëj gjithmonë. Mendoj se i kam zgjidhur në mënyrën e duhur. Nuk kanë pse të ankohet asnjë prej dy ekipeve. Natyrisht që goli në minutën e fundit dhemb. Edhe mua po të më iki një penallti e padhënë në të 94-tën normale që dhemb”, shprehet ai.

Kujtojmë që pasi qarkulloi lajmi për sulmin e Braçes ndaj arbitri, deputeti socialist reagoi me anë të një statusi në rrjetet sociale.

“Eeeej se e paskeni bere fakt te kryer; A mund te me thoni se me cfare kam qelluar; me “cakmak”- sic thote origjinali, me “nje objekt”- sic thote Shoqata e Ilir Shulkut, me “nje send te forte”- sic thote Top Channel duke ju referuar deklarates se Shoqates se Ilir Shulkut, ne menyre te rreme natyrisht, sporti i ri ne Top ky? Po pres!”, shkroi Erjon Braçe. (B.H/Faxweb)

 

Etiketa: erion braceGjyqtari Andi Koci
Pas

Nis supersfida në “Anfield Road”, Liverpool e Roma duan vetëm fitoren (formacionet)

Para

Shpërthen ish-deputeti i PD: Ti nuk je lider por rrëmbyes! Ja si u vodhën votat në zgjedhjet për kryetar

Para
Shpërthen ish-deputeti i PD: Ti nuk je lider por rrëmbyes! Ja si u vodhën votat në zgjedhjet për kryetar

Shpërthen ish-deputeti i PD: Ti nuk je lider por rrëmbyes! Ja si u vodhën votat në zgjedhjet për kryetar

Discussion about this post

 



Të Fundit

OKB për rritjen e dënimeve me vdekje në Iran: 48 persona në listë për t’u ekzekutuar

Erdogan: Bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë mund të rifillojnë në Turqi

Trump kërkon hetim për Beyonce, ja për çfarë e akuzon presidenti këngëtaren

Lufta në Gaza/ 58 ish-ambasadorë të BE-së: Të ndërmerren veprime kundër shkeljeve të rënda humanitare

Dhuna ndaj kamerierit, menaxheri i hotelit tregon si u godit i riu, avokati përpiqet t’ia lërë përgjegjësinë shokut të policit

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Vlorë

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës në takim me Starmer, presidenti: Ka bërë një punë të tmerrshme, një person i keq

Të shtëna me armë zjarri jashtë një kazinoje në SHBA, raportohet për disa të plagosur

Italia në alarm! Virusi i “Nilit Perëndimor” i merr jetën tre të moshuarve, 16 raste të reja në qarkun e Romës

Gjendet një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës, nuk dihet ende identiteti i tij

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.