Ish-drejtuesi i Policisë Mit’hat Havari i ftuar në ‘’Fax News” ka thënë se neglizhenca me të cilën flaken në rrugë drejtuesit e policisë shtetit i lë ata të përballen të vetëm me krimin.
Këtu Havari i është refruar jo vetëm vrasjes së Artan Cukut po edhe të Ilir Ngresit vite më parë në Berat.
Cuku tregon se ndërsa priste trasferimin drejt Italisë, Ngresi u vra në derën e shtëpisë nga të fortët e Beratit.
‘’Shteti është i detyruar që të mbrojë drejtuesit e lartë të policisë kur ata ndihen të rrezikuar, edhe pse një ligj specific nuk ka. Shteti i merr në mbrojtje ose i tranferon, psh Ilir Ngresin që e kanë vrarë në atë kohë, e vrau Kastriot Jaupi, i cili ishte një nga kriminelët më të rrezikshëm në Berat.
Ngresi pritej që të tranferohej në Itali, po për shkak të bukokracive të administratës shtetërore, ngeli në dorë të krimit. Unë e kam takuar atë kohë, dhe mu ankua, Ngresi u vra në derën e shtëpisë së tij”, u shpreh Havari.
Komisar Ilir Ngresi u vra në 30 dhjetor 2000 në Vlorë nga Dritan Zhuka, i vrarë në vitin 2001 pas një rrethimi nga policia. Vrasja e Ngresit kishte lidhje me hapjen e dosjeve të krimeve të ndodhura në Berat gjatë viteve 1997-1998 dhe me vrasjen e Ilir Jaupajt, vëllait të të fortit të Urës Vajgurore, Kastriot Jaupaj.
Historia e bandave në Berat:
Kastriot Jaupi është banor i qytetit të Beratit. Më datë 12 nëntor 1997, të pandehurit i vritet i vëllai i quajtur Ilir Jaupi gjatë një kundërveprimi me armë ndaj forcave të policisë, ngjarje kjo e ndodhur në vendin e quajtur Guri i Bardhë në Berat. Çështja në fjalë është pushuar nga Prokuroria e Lushnjës për mungesë provash. Prindërit dhe vetë Kastriot Jaupi kanë fajësuar, veç të tjerëve, edhe shefin e policisë kriminale, Ilir Ngresi.
Pas këtij momenti, i pandehuri ka planifikuar aktin e hakmarrjes. Ai ka kryer disa takime personale me Ngresin për sqarimin e çështjes. Më vonë ka nisur ta provokojë, duke i dalë herë pas here përpara me makinë, duke i xhiruar gomat dhe më vonë edhe duke i dërguar kërcënime me anë të bisedave telefonike. I ekstraduari i djeshëm, në datën 7 tetor 2000 organizon vrasjen, duke i zënë pritë Ilir Ngresit dhe shoferit të tij, policit Artimond Jaupi.
Ai qëllon me breshëri me armë automatike në drejtim të tyre dhe të autoveturës. Sipas vendimit, vetëm njëra nga predhat e godet në trup Ilir Ngresin dhe i shkakton një plagë tejshkuese në supin e djathtë, duke e lënë vetëm të plagosur. Për të marrë hakun e të vëllait, Kastriot Jaupi organizon planin e dytë. Ai ka shkuar shpesh në Vlorë për të mësuar banesën dhe vendin se ku qëndronte viktima, gjatë ditëve që kthehej pranë familjes, pasi ndodhej me detyrë në rrethin e Delvinës.
Jaupi bashkëpunon me shtetasin Dritan Zhuka, person ky me të cilin organizon edhe vrasjen e oficerit të policisë Ilir Ngresi me datë 30 dhjetor 2000 në qytetin e Vlorës. Vrasja është kryer në një lokal në rrugën Vlorë-Skelë, afër banesës së Ngresit. Dy të akuzuarit e kanë rrethuar duke qëlluar me breshëri për disa minuta.
(E.K/FAXWEB.AL)