Ish-prefekti dhe i deleguari i PS në Qarkun e Kukësit, Safet Gjici, ka paralajmëruar një padi ndaj deputetit të PD-së, Ervin Salianji për shpifje.
Gjici i cilëson shpifje deklaratat e Salianjit se ka përfituar miliona dollarë tendera nga gara të padershme, duke përmendur një tender, që sipas demokratëve në garë ishin dy kompani të ndryshme, por me të njëjtin pronar, Safet Gjicin.
Postimi i plotë
Me teorinë “shpif, shpif se diçka do mbetet”, Salianji sot doli dhe gënjeu shqiptarët.
I gënjeu, se gjoja unë paskam fituar tendera “marramendës”!!!!
Ervin, je i gabuar!
Që në kohën kur u emërova Prefekt i Qarkut Kukës, në vitin 2014, nuk menaxhoj më asnjë kompani. Kjo dihet botërisht, por ti dhe ata që të nxorën sot nuk dinë apo duan të shohin!
Kjo është e vërteta.
Lidhur me kompanitë e cituara, të sugjeroj të informohesh, pasi fjalët e tua janë të gabuara dhe të siguroj se do të hidhen poshtë dhe nga drejtësia.
Për shpifjen tënde të radhës, që në fakt është e përhershmja përpara çdo beteje elektorale, do të takohemi në Gjykatë, aty ku e vërteta do triumfojë.
Sa i përket tenderave, kompanitë që unë drejtoja dikur, kanë përfitur me konkurim të ndershëm më shumë gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike. Kjo është lehtësisht e verifikueshme në buletinet publike. Mjafton ti shohesh!
Për “faktet” që sot paraqite, do shihemi në gjyq, pasi për këtë shpifje të radhës nuk do të ndalem!
Shifrat/ Konkurroi me veten në tendera, si i përfitoi Safet Gjici 25.2 milionë dollarë
(M.Q/Faxweb)