23:35 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Kur do të arrestohen peshqit e mëdhenj?” Vlahutin: Një çështje pritet të përmbyllet në gjykatë

13:41 | 25/04/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Kur do të arrestohen peshqit e mëdhenj?” Vlahutin: Një çështje pritet të përmbyllet në gjykatë

Shefja e delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin konfirmoi gjatë një interviste për Lutfi Devrishin në TVSH se Komisioni Europian e ka një pritshmëri për arrestimet e “peshqve të mëdhenj” para qershorit. Pa i kaluar caqet e gjuhës diplomatike, Vlahutin la të kuptohet se kur vjen puna te krimi i organizuar, BE pret rezultate konkrete për një sërë procesesh që janë në vazhdim.

Kush është “peshku i madh”? Vlahutin përgjigjet shkurt “Nuk mund t’jua them”, por sipas ambasadores i gjithë publiku shqiptar e di se për kë bëhet fjalë dhe nga këto procese të njohura për të gjithë, BE pret rezultate.

Më poshtë është një pjesë e shkëputur nga intervista e diplomates kroate, e cila nuk lë jashtë pritshmëritë që ka BE as për metaforën e shumëpërfolur të “peshqve të mëdhenj”.

LD: Pra ka periudha kur BE-ja kërkon veprime urgjente dhe rezultate të shpejta. A po i shihni këto veprime e rezultate?

AMB: Unë nuk jam asnjëherë në pozicionin për të përmendur emra në publik, por ajo që di është se një çështje pritet të përmbyllet në gjykatë. Di që ka së paku dy figura të tjera të rëndësishme, për fat të keq kriminale, që janë arrestuar, ndaj mendoj se ka një përparim të dukshëm, por jemi vërtet larg asaj çka duhet arritur. Ju cituat një pjesë të fjalisë. Ky është një problem real në Shqipëri. Për shembull, kemi parë të dhënat dhe në shumë nga vitet e fundit nuk sheh as një apo dy padi dhe dënime të formës së prerë nga gjykata për krimin e organizuar. Është e pamundur të mos ketë raste të krimit të organizuar në Shqipëri, për rrjedhojë ka një pikëpyetje të jashtëzakonshme se si ka mundësi që sistemi nuk ka shpallur kurrë askënd fajtor për diçka që mendoj të gjithë ne e dimë që, për fat të keq, është një nga çështjet që Shqipëria duhet të zgjidhë. Pra, ne shpresojmë dhe për këtë po përpiqemi t’i ndihmojmë institucionet, që duke forcuar zbatimin e ligjit, duke reformuar sistemin gjyqësor, prokurorinë, duke pasur gjyqtarë realisht dhe plotësisht të pavarur, i gjithë ky cikël do të fillojë vërtetë të prodhojë rezultatet e duhura.

LD: Çfarë mund të bëjë Shqipëria deri në qershor për të bindur disa shtete anëtare të cilat janë skeptike për çeljen e negociatave. A ka vërtet një kohë kur mund të shohim…

AMB: Unë nuk iu besoj veprimeve spektakolare dy ditë përpara vendimit, e të tjera si këto. Ajo që unë mendoj se duhet të bëjë Shqipëria është të përmbyllë me vendosmëri procese të caktuara që janë vënë në lëvizje dhe të tregojë që e ka seriozisht kur pretendon dhe flet për vendimin e saj për ta zgjidhur këtë çështje njëherë e përgjithmonë

LD: Më pëlqen kjo fjalia “procese të caktuara që janë vënë në lëvizje”. Për çfarë e keni fjalën?

AMB: Nuk mund t’ua them.

LD: Nuk doni të flisni konkretisht?

AMB: Jo, jo, ju e dini që nuk përfshihet në kompetencat tona si përfaqësues të huaj këtu, së paku kur bëhet fjalë për BE-në, që të flasim për emra, por mendoj që ju dhe i gjithë publiku shqiptar jeni mjaft në dijeni të një numri procesesh që janë në vazhdim dhe ne shpresojmë vërtet që do të përfundojnë sa më shpejt të jetë e mundur.

LD: Pra, po flisni për rrjetën e drejtësisë, për kapjen e peshqve të mëdhenj.

AMB: Për të gjitha metaforat.

Etiketa: romana vlahutin
Pas

Plas sherri për Skënderbeun, Fate Velaj i përvishet Auron Tares: Hardhucë që do mish të pjekur…

Para

Veshja e Melanie Trump: Psikologia zbulon atë që po përpiqet ta tregojë Zonja e Parë

Para
Veshja e Melanie Trump: Psikologia zbulon atë që po përpiqet ta tregojë Zonja e Parë

Veshja e Melanie Trump: Psikologia zbulon atë që po përpiqet ta tregojë Zonja e Parë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Artan Lame është ende gjallë? Ja çfarë thonë burime pranë familjes së tij

Meloni: Ukraina dëshiron paqe, asnjë hap konkret nga Rusia për raundin e ri të bisedimeve

“Jeni në anën e gabuar të historisë”- Netanyahu revoltohet me Starmer, Macron dhe Carney pas vrasjeve në Ambasadën e Izraelit në Uashington

Temperaturat në Emiratet e Bashkuara arrijnë gati 50°C, vala e të nxehtit përfshin vendin

Kongresmeni amerikan: Gaza duhet të bombardohet me armë bërthamore

Kaja Kallas në Prishtinë, ja cilat masa ndëshkuese do të heqë BE ndaj Kosovës

Hapja e grup-kapitullit të tretë, Rama: Rruga drejt Shqipërisë 2030 vazhdon pa ndalim!

Britania do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

Hapet zyrtarisht Grup-Kapitulli 3 i negociatave, ministri Hasani: Reflektim i progresit të Shqipërisë të bazuar në meritë

BE nis heqjen e masave! Kallas: Kujdes me veriun, me Serbinë jeni të barabartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.