Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook ka ftuar të gjithë qytetarët shqiptarë që të përfitojnë nga platforma për të dënoncuar shqetësimin e tyre dhe të mos sorollaten më nëpër zyra në pritje të kërkimit të një të drejte.
Përmes një videoje, Rama ka treguar rastin e një durrsaku që e zgjidhi hallin e tij përmes platformës, ndërkohë që punonjësit që e kishin sorollatur u larguan nga puna.
Mesazhi i Rames
MIRËMËNGJES ? dhe me këtë rubrikë të re, që përmes shembujve konkretë mes qindra të tillëve çdo muaj, ju inkurajon të mos pranoni asnjë sorrollatje në zyrat e shtetit; të mos kërkoni as miq e as rrugë për të dhënë rryshfet, po të merrni vetëm 3 minuta kohë në adresen shqiperiaqeduam.al, për të ngritur në këmbë ministrin përkatës në mbështetje të së drejtës suaj, ju uroj një ditë të mbarë.
(M.Q/Faxweb)