Një i ri italian është ekzekutuar me kallashnikov poshtë shtëpisë, në vijim të asaj që policia fqinje e quan luftë mes klaneve për kontrollin e drogës që vjen nga Shqipëria.
Mediat italiane, referuar policisë bëjnë me dije se paqja mes klaneve rivale nuk ka zgjatur më shumë se 20 ditë, kohë pas të cilës nis sërish hakmarrja.
Viktimë ka mbetur shtetasi italian Antonio Fabbiano 25-vjec, me precedentë të mëparshëm penalë. Ai u ekzekutua afër shtëpisë, me disa plumba në një pritë që mendohet se ishte organizuar prej kohësh me kujdes.
(E.K/faxweb.al)