Pas akuzës së Partisë Demokratike se qeveria po pengonte hetimet për Saimir Tahirin mësohet se Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), ka gati certifikatat e sigurisë për deputetët e Komisionit Parlamentar, ku po hetohet Tahiri dhe kjo i hap rrugë hetimeve të mëtejshme.
Po ashtu mësohet se të hënën pritet që mblidhet dhe Komisioni Parlamentar për Saimir Tahirin dhe do të shqyrtohen disa informacione të rëndësishme. certifikatat e sigurisë lejojnë deputet të njihen me informacione që deri sot quhen sekrete. Komisioni do të shqyrtojë informacion nga Prokuroria dhe SHISH.
(M.Q/Faxweb)